• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

BILANCI i policisë/ 675 persona të arrestuar gjatë muajit tetor, sekuestrohen mbi 640 kg drogë! 

3 Nëntor, 2024
tek Bota, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë muajit tetor, Policia e Shtetit thotë se nëpërmjet zbatimit të planeve të masave, garantoi mbarëvajtjen e vizitës së presidentit të Turqisë, në Tiranë, të Maratonës së Tiranës, si dhe të disa tubimeve.  

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia thotë se 80 operacione  u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.

Ndërsa 675 persona u vunë në pranga, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar falë dhe bashkëpunimit me partnerët.

Lexo edhe:

Sulmuesi i kombëtares dhe modelja e njohur bëhen prindër për herë të parë

Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret

“Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 640 kg kanabis, rreth 1 kg kokainë, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, sasi fara kanabisi, pajisje të ndryshme për kultivim dhe përpunim të lëndëve narkotike.

Po gjatë operacioneve janë sekuestruar 24 armë zjarri, 6 armë gjahu, municion luftarak, dhjetëra armë të ftohta, automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me vlerë 750 000 euro”, sqaron policia.

Po ashtu janë parandaluar 3 ngjarje të mundshme kriminale në familje dhe përshkallëzimi i 5 konflikteve të çastit, për motive të dobëta dhe pronësie.

“Ndërhyrja profesionale e shërbimeve të Policisë, në bazë të inteligjencës policore, çoi në pranga 5 shtetas që qarkullonin të armatosur me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale u zbardhën 2 raste të vjedhjes së parave në një market dhe në një automjet (taksi), një tentativë vrasjeje në Elbasan dhe një aksident me pasojë vdekjen në Korçë.

Në fushën e narkotikëve, janë zhvilluar 25 operacione, gjatë të cilave u zbuluan ambiente të mbyllura të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, tharjen e tyre dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Gjithashtu, u goditën grupe që ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së kokainës dhe të kanabisit, në lokale dhe në ambiente të ndryshme”, thote policia.

Janë finalizuar 12 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare.

Për goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave për të kaluar ilegalisht kufirin me destinacion vendet e BE-së janë finalizuar 3 operacione.

U zbardhën 23 raste të vjedhjeve në banesa dhe në ambiente të tjera, si rezultat i hetimeve të kryera dhe i bashkëpunimit me qytetarët.

Janë trajtuar ligjërisht 75 raste të dhunës në familje.

Është reaguar shpejt në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse për 10 raste zjarresh.

Si rezultat i kontrolleve:

12 turistëve që ishin bllokuar në zona të vështira, në vende turistike në qarkun Vlorë dhe në Theth, iu është dhënë ndihmë nga punonjësit e Policisë.

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet logjistike inteligjente që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Janë vënë në pranga 173 drejtues mjetesh, nga të cilët 97 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 76 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3600 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit.

Gjithashtu janë pezulluar 60 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe 287 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre prioriteteve, janë goditur 53 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 16 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë, 8 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 8 raste të mosdeklarimit të parave në kufi dhe 3 raste të kontrabandës së mallrave.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, bashkëpunimin me qytetarët dhe partneritetin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të goditur veprimtaritë kriminale dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë, autorët.

Ftojmë qytetarët që të denoncojë në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që has, si dhe të telefonojë për ndihmë në çdo rast nevoje.

Tags: bilancKryesorepolicia

Nga Kategoria

Ekstra

Sulmuesi i kombëtares dhe modelja e njohur bëhen prindër për herë të parë

19 Dhjetor, 2025
Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret
Aktualitet

Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret

19 Dhjetor, 2025
Bota

Filmi i Javës nga Euronews Culture: ‘Avatar: Zjarri dhe Tymi’ – Një përsëritje epike, por e lodhshme
Masteria vizuale e franchise-it Avatar përsëri dëmtohet nga një skenar i bërë për inat, i cili këtë herë reduktohet në: “Le të ripërsërisim filmin e kaluar pa ndonjë përqendrim të vërtetë, por kësaj here në vend të ujit, le t’i japim zjarrit pak kohë ekrani. Oh, dhe një rreze nga qielli. Po, le ta shtojmë një rreze nga qielli.”

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Sulmuesi i kombëtares dhe modelja e njohur bëhen prindër për herë të parë

19 Dhjetor, 2025
Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret

Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret

19 Dhjetor, 2025

Filmi i Javës nga Euronews Culture: ‘Avatar: Zjarri dhe Tymi’ – Një përsëritje epike, por e lodhshme
Masteria vizuale e franchise-it Avatar përsëri dëmtohet nga një skenar i bërë për inat, i cili këtë herë reduktohet në: “Le të ripërsërisim filmin e kaluar pa ndonjë përqendrim të vërtetë, por kësaj here në vend të ujit, le t’i japim zjarrit pak kohë ekrani. Oh, dhe një rreze nga qielli. Po, le ta shtojmë një rreze nga qielli.”

19 Dhjetor, 2025
"Makina policie nuk do të parakohen më në oborrin e shtëpisë", Rama: Ata që u përpoqën ta sabotonin projektin...

“Makina policie nuk do të parakohen më në oborrin e shtëpisë”, Rama: Ata që u përpoqën ta sabotonin projektin…

19 Dhjetor, 2025
Mendimi që nuk do të më shkonte për mend: Këngëtarja shqiptare ndan vështirësitë e saj shëndetësore!

Mendimi që nuk do të më shkonte për mend: Këngëtarja shqiptare ndan vështirësitë e saj shëndetësore!

19 Dhjetor, 2025

TikTok rikthehet në Shqipëri, Rama: Ndalimi nuk jep efekt në shoqëri

19 Dhjetor, 2025
Eshtrat e tetë personave të zhdukur mund të jenë zbuluar në zonën ku ka gërmuar më parë UNMIK-u.

Eshtrat e tetë personave të zhdukur mund të jenë zbuluar në zonën ku ka gërmuar më parë UNMIK-u.

19 Dhjetor, 2025

Video. Protestat bulgare vazhdojnë kundër korrupsionit dhe sistemit të pa drejtë të drejtësisë.

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.