• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Të angazhuar për fuqizimin e të rinjve”, Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjithashtu, Begaj paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.

Lexo edhe:

Sekuestrohen dhjetëra shishe verë pa pullkë fiskale në shtëpinë e Ersye Agasit, me vlerë rreth 3 mln euro

“Doni që opozita të largohet nga Kuvendi”, Bardhi në “Etika”: Të postponohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për Ballukun

Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete:

“Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë.

“Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.”

Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik:

“Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një sistemi financiar global që nxit transformimin.

“Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë.

“Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor:

“Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë.”

Kreu i Shtetit rikonfirmoi se Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.

Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilja takime me Mbretin e Spanjës dhe Kryeministrin e saj, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë

Nga Kategoria

Aktualitet

Sekuestrohen dhjetëra shishe verë pa pullkë fiskale në shtëpinë e Ersye Agasit, me vlerë rreth 3 mln euro

19 Dhjetor, 2025
“Doni që opozita të largohet nga Kuvendi”, Bardhi në “Etika”: Të postponohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për Ballukun
Lajme

“Doni që opozita të largohet nga Kuvendi”, Bardhi në “Etika”: Të postponohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për Ballukun

19 Dhjetor, 2025
Kryesore

Tragjedi në Selanik/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën pasi ra nga ballkoni i katit të katërt

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Sekuestrohen dhjetëra shishe verë pa pullkë fiskale në shtëpinë e Ersye Agasit, me vlerë rreth 3 mln euro

19 Dhjetor, 2025
“Doni që opozita të largohet nga Kuvendi”, Bardhi në “Etika”: Të postponohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për Ballukun

“Doni që opozita të largohet nga Kuvendi”, Bardhi në “Etika”: Të postponohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për Ballukun

19 Dhjetor, 2025

Tragjedi në Selanik/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën pasi ra nga ballkoni i katit të katërt

19 Dhjetor, 2025
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Aulon Kalasë për hetimin e faljes së gjobave nga SPAK-ut.

Pas Zagonjarit, SPAK kërkon përfundimin e çështjes për ish-gjyqtarin Muskaj: Nuk u gjet asnjë vepër penale.

19 Dhjetor, 2025

‘Plot absurditeti!’ – Gary Lineker reagon ndaj raporteve të ‘pavirta’ që pretendojnë se marrëveshja prej 14 milionë £ për Kupën e Botës është një hakmarrje ndaj BBC, ndërsa Premier League lidhet sërish me të drejtat televizive nga Netflix.

19 Dhjetor, 2025
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas konflikteve në Kuvend, demokratët ndihen të ftuar në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas konflikteve në Kuvend, demokratët ndihen të ftuar në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.

19 Dhjetor, 2025
TikTok pranon marrëveshjen për shkatërrimin e aseteteve në SHBA, eviton ndalimin e platformës nga qeveria.

TikTok pranon marrëveshjen për shkatërrimin e aseteteve në SHBA, eviton ndalimin e platformës nga qeveria.

19 Dhjetor, 2025
Sot në Kosovë: Moti - KOHA.net

Moti i sotëm në Kosovë – KOHA.net

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.