• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 27 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat

27 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent. Por, pamjet që na vijnë nga Lumi i Vjosës tregojnë një skandal, ku një përrua me naftë bruto derdhet në lumin e fundit të egër të Evropës.

Park Kombëtar i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës, një ndotje kjo e vazhdueshme. I pari që dokumentoi ndotjen në lumin e Vjosës ishte fotografi dhe aktivisti i RiverWatch Joshua David Lim, përmes një video të ndarë në rrjetet e tij sociale, i cili e përshkruan zonën e Vjosës si një “një lumë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton”.

Nga autoritetet ende nuk ka asnjë reagim, ndërsa një muaj më parë u aplikua për ta përfshirë Vjosën në UNESCO, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Organizata “EcoAlbania” ka ndarë këto pamje të ndotjes skandaloze në të cilat dallohet se nafta derdhet në lumin e Vjosës, aq sa ka shkaktuar edhe ndotjen e gjallesave. Siç shihet edhe në pamje, një gjarpër ka ngordhur për shkak të ndotjes nga nafta.

Lexo edhe:

Zjarr i madh në një pronë private në Fier, digjen mjete bujqësore dhe një stallë bagëtish

EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime

Pamjet janë kapur në afërsi të Poçemit në Mallakastër, i cili shtrihet në këmbë të krahinës së Vllahinës, aty ku ndodhet fusha burimore naftëmbajtëse Gorisht-Kocul, që administrohet nga kompania Albpetrol. Nafta e Gorishtit vërshon nga stacioni në Vjosë pasi i bashkohet Përroit të Madh të Mërtirajt.

Të vendosura midis zonës rurale të Luginës së Vjosës  dhe Luginës së Shushicës, aty gjenden rreth 150 puse aktive nafte, që shkojnë deri në 1500 metra thellësi, të shpërndara në një sipërfaqe prej 6 km². Pika më e afërt e presionit industrial ndaj shtratit të lumit ndodhet rreth 1,300 metra larg lumit Vjosa, afër zonës së Poçemit.

Në një intervistë për këtë çështje, biologu Olsi Nika nga EcoAlbania thotë se problemet në këtë zonë nuk janë të reja, por kanë ekzistuar edhe përpara shpalljes së zonës si Park Kombëtar. “Jemi munduar t’i hartëzojmë presionet që ndodhen në Parkun Kombëtar të Vjosës. Ka disa kategori presionesh dhe i kemi evidentuar me pamje dhe materiale filmike. Është një raport i mirëfilltë që liston dhe analizon të gjitha këto ndikime mbi park”, shpjegon ai.

Kjo pasuri e madhe nëntokësore, mund të shndërrohet në katastrofë për mjedisin, nëse nuk menaxhohet si duhet. Olsi Nika tregon pasojat që ka sjellë kjo ndotje për gjallesat që jetojnë në Vjosë. “Ka gjarpër, ka shpendë, zogj që i kemi gjetur të ngordhur amfibë sidomos”, thekson Nika duke u shprehur se jeta në atë mjedis ndalon.

“Gjallesat janë të destinuar të ngordhin, ai është si një shtëpi e shkatërruar që nuk ofron mundësi për të jetuar gjallesat”, thekson Nika.

Ndotja nga nafta e Gorishtit nuk mbetet vetëm në një përrua, por ajo shpërhapet edhe në pjesë të tjera të ekosistemit.

“Ajo naftë rrjedh përgjatë Vjosës dhe ndotja shpërhapet edhe në pjesë të tjera të ekosistemit dhe krijon të gjithë atë ngarkesën me të gjithë substancat që nafta krudo ka në të gjitha metalet e rënda, ndërhyjnë në prishjen ekuilibrave normal të ekosistemit. Ndodh në një ekosisteme kaq të veçante, kaq delikat ë është edhe i mbrojtur siç është parku kombëtar. Ai është fenomen që nuk duhet të ndodhë, por ku është Park Kombëtar vëmendja duhet të jetë e shtuar”, thekson Nika.

Olsi Nika bën thirrje për ndërhyrje urgjente dhe hartimin e një plani të plotë rehabilitimi.

“Ka një reagim minimal, kompanitë që operojnë janë munduar ta pastrojnë atë pjesën e përroit që bashkohet me Vjosën, por është reagim amator. Të gjitha palët duhet të ulemi të diskutojmë edhe qeveria edhe te operatorët dhe të ndërtojmë një plan rehabilitimi gjithë përroit. Parimi ndotësi paguan duhet të vendoset në fuqi. Do një plan të mirëfilltë rehabilitimi dhe kjo duhet të qasja për ta fenomen”, thekson Nika.

Sipas tij, problemi nuk është vetëm përroi, por i gjithë ndikimi që ai sjell në Vjosë. “Nuk është thjesht ndotja e një përroi. Ai përçon ndotjen në gjithë Vjosën. Duhet rehabilituar edhe përroi vetë, që nuk është më shumë se 5-6 kilometra i gjatë, por me pasoja të jashtëzakonshme për gjithë ekosistemin.”

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa u themelua më 13 mars 2023, duke u bërë parku i parë dhe i vetëm kombëtar i një lumi të egër në Evropë. I vendosur në jug të Shqipërisë, parku shtrihet në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, dhe përfshin lumin Vjosa së bashku me degët e tij kryesore: lumenjtë Drino, Shushicë dhe Bënçë. Parku mbulon një sipërfaqe prej 12,727 hektarësh.

/Report Tv/

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarr i madh në një pronë private në Fier, digjen mjete bujqësore dhe një stallë bagëtish

27 Qershor, 2025
Aktualitet

EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime

27 Qershor, 2025
Lajme

Çfarë po ndodh mes tyre? Fifi i fshin të gjitha fotot me partnerin

27 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zjarr i madh në një pronë private në Fier, digjen mjete bujqësore dhe një stallë bagëtish

27 Qershor, 2025

EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime

27 Qershor, 2025

Çfarë po ndodh mes tyre? Fifi i fshin të gjitha fotot me partnerin

27 Qershor, 2025

Trump: E shpëtova Khamenein nga një vdekje e turpshme, e dija se ku fshihej

27 Qershor, 2025

Putin: Kam respekt të madh për Trump. Gati për një raund tjetër bisedimesh me Ukrainën në Stamboll

27 Qershor, 2025

EMRI/ Vrau vajzën dhe fqinjin për arsye xhelozie, gjykata italiane dënon me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar

27 Qershor, 2025

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

27 Qershor, 2025

62 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, përfshirë civilë që prisnin ndihmat humanitare

27 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.