• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Samiti në Ukrainë/ Vuçiç refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

12 Qershor, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se nuk e ka tradhtuar Rusinë dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë presion të madh ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”, tha Vuçiç më 11 qershor para gazetarëve në Odesa, ku mori pjesë në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore.

Ai theksoi gjithashtu se është krenar për politikën e Serbisë dhe për pavarësinë dhe vetëvendosjen e saj. “Kështu do të vazhdojnë. Deklarata, e nënshkruar në samitin e Odesës nga liderë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë nga Rumania, Moldavia, Greqia dhe Kroacia, dënon agresionin rus, bën thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe dënon krimet e luftës të kryera nga Rusia, sipas agjencisë AFP.

Lexo edhe:

Mafia shqiptare ‘pushton’ Amerikën Latine, arrestohet në Peru koka e trafikut shqiptar që drejtonte rrjetin e kokainës drejt Europës (EMRI)

Ministri i Jashtëm iranian: Britania e Madhe rrezikon të shihet si palë në konflikt!

Dokumenti, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina dhe dënon dëbimin e mijëra civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë, për në Rusi. Gjatë fjalimit të tij në samit, presidenti serb deklaroi se Serbia do të vazhdojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë mbrojtjen e integritetit territorial të vendeve që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara.

“Gjithmonë kemi mbrojtur këtë qëndrim dhe do të qëndrojmë të palëkundur në këtë pikë. Mendoj se në një mënyrë kjo mund të jetë edhe e dobishme për Ukrainën”, tha Vuçiç.

Në një deklarim për gazetarët, ai shtoi se e ka falënderuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe të integritetit territorial të Serbisë.“Dhe këtu nuk kishte Prishtinë dhe përfaqësues të Prishtinës”, tha Vuçiç.

Në fjalimin e tij në samitin në Odesë, ai deklaroi gjithashtu se Beogradi do të dëshironte të ndihmonte në rindërtimin e një ose dy qyteteve apo një rajoni të vogël në Ukrainë, si shenjë mbështetjeje për qytetarët ukrainas. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore dhe për ndihmën ndaj Ukrainës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj vizite, e para e Vuçiqit në Ukrainë, sidomos në kohë lufte, duke vlerësuar praninë e tij në terren.

Zelensky tha se ata diskutuan për mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, bashkëpunimin dypalësh dhe rindërtimin e Ukrainës. Ai falënderoi Serbinë për iniciativën për të ndihmuar në procesin e rimëkëmbjes dhe për të marrë nën patronazh rindërtimin e disa vendbanimeve ukrainase një formë shumë efektive bashkëpunimi, sipas tij.

Në fund, Zelensky vlerësoi mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Në fillim të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Serbia kishte shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por deri më sot ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Zyrtarët serbë kanë vazhduar të ruajnë lidhjet me Rusinë, dhe Vuçiç ishte më 9 maj në Moskë, në Paradën e Fitores me rastin e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin. Atje, ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti serb publikoi në një postim profilin e tij në Instagram se më 11 qershor, ku thuhej se në Odesa ishte angazhuar për intensifikimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të paqes. Në margjinat e samitit, ai u takua edhe me presidentin e Ukrainës.

“Shkëmbyem mendime për rëndësinë e arritjes së paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe për rolin e diplomacisë në kapërcimin e konflikteve”, shkroi Vuçiç në Instagram, postim që e shoqëroi me një fotografi me Zelenskyn.

Ai shtoi se biseduan edhe për çështje ekonomike dhe për qëllimet e përbashkëta në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme shoqërore. Gjatë tre vjetëve luftë, Serbia ka thënë se ka një politikë të neutralitetit dhe ka mohuar se furnizon me armë palët e përfshira në konflikt.

Megjithatë, Shërbimi i Jashtëm i Sigurisë së Federatës Ruse më 28 maj e akuzoi Serbinë se, pavarësisht deklaratës zyrtare për neutralitet, Beogradi vazhdon të furnizojë Ukrainën me municione dhe se me këtë po e godet Rusinë pas shpine. Reagimi nga Moska erdhi pasi për vite me radhë media të ndryshme kishin raportuar se armë dhe municione serbe, përmes vendeve të treta, kanë përfunduar në duart e ushtarëve ukrainas.

Beogradi zyrtar ka mohuar disa herë që Serbia ka eksportuar drejtpërdrejt armë në Ukrainë apo Rusi, si dhe ka theksuar se nuk mund të ndikojë në atë se ku përfundojnë armët e shitura përmes ndërmjetësve. Pas deklaratës së shërbimit rus, Vuçiç tha se do të ndërpriten kontratat për shitjen e armëve dhe municioneve kur të ketë dyshime për abuzim dhe dërgim të tyre në frontin ukrainas./REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Mafia shqiptare ‘pushton’ Amerikën Latine, arrestohet në Peru koka e trafikut shqiptar që drejtonte rrjetin e kokainës drejt Europës (EMRI)

21 Mars, 2026
Bota

Ministri i Jashtëm iranian: Britania e Madhe rrezikon të shihet si palë në konflikt!

21 Mars, 2026
Bota

SHBA po përgatitet për ndërhyrje tokësore në Iran

21 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mafia shqiptare ‘pushton’ Amerikën Latine, arrestohet në Peru koka e trafikut shqiptar që drejtonte rrjetin e kokainës drejt Europës (EMRI)

21 Mars, 2026

Ministri i Jashtëm iranian: Britania e Madhe rrezikon të shihet si palë në konflikt!

21 Mars, 2026

SHBA po përgatitet për ndërhyrje tokësore në Iran

21 Mars, 2026

Video tronditëse, shoferi përplas turmën në New York, një i vdekur dhe katër të plagosur

21 Mars, 2026

Irani lëshon raketa balistike drejt bazës amerikane-britanike, përshkallëzohet situata në Oqeanin Indian

21 Mars, 2026
Parashikimi i motit për këtë të diel: kushte të favorshme atmosferike

Parashikimi i motit për sot, si do të luhaten temperaturat

21 Mars, 2026

“Kujdes me premtimet që bëni”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

21 Mars, 2026

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, përgatitje për vendoret e 2027 dhe zgjedhjet brenda partisë! Kërkon zgjerim, rrjet zyrtar edhe në diasporë

21 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.