• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Deputetët e rinj të PS në ‘shkollë verore’, trajnim intensiv për ligjvënien dhe integrimin! Rama lektori i parë, mësues senatorët e gardës së vjetër

11 Qershor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi për të rifreskuar thuajse plotësisht grupin parlamentar me figura të reja e pa ngarkesa politike, për Partinë Socialiste vjen me kostot e saj. Të rinjtë duhen mësuar e trajnuar. Akademia politike e PS këtë herë nuk do të jetë një shkollë për ata që aspirojnë të përfshihen në politikë, por për ata që kanë bërë tashmë hapin më të rëndësishëm, kanë siguruar një ulëse në parlament.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

53 deputetët që marrin për herë të parë një mandat, mes të cilëve 9 janë ministra aktualë, do t’i nënshtrohen trajnimeve intensive për t’u njohur me praktikën legjislative, sjelljen në parlament, detyrat dhe të drejtat që u jep kushtetuta për ta kryer mësë miri detyrën e tyre. Shkolla verore për ta fillon më 20 qershor.

Report tv mëson se “kursi” i deputetëve do të jetë intensiv çdo fundjavë në selinë rozë deri në fund të muajit korrik, ndërsa lektori i parë i rishtarëve të parlamentit do të jetë vetë kryeministri Edi Rama. Garda e vjetër e socialistëve, emra si Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi apo politikanë që ndër vite kanë mbajtur pozicione drejtuese në Kuvendin e Shqipërisë dhe të grupit socialist, do të ndajnë me brezin e ri eksperiencën parlamentare.

Lexo edhe:

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

Qëllimi është që deputetët të kuptojnë rolin e tyre kushtetues dhe të mësojnë si ndërtohet marrëdhënia me elektoratin, pasi pjesa dërrmuese e tyre shansin për të hyrë në parlament e mori përmes listave të mbyllura. Një sesion tjetër i posaçëm do të jetë njohja me procesin e integrimit evropian si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, leksione që siç mëson Report tv do t’i japin ministrat me njohuri në fushat përkatëse, si Adea Pirdeni dhe ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. 

Vera për deputetët e rinj do të jetë intensive, para se në shtator të ulen për herë të parë në parlament, pa ngarkesa personale, por me peshën e përgjegjësisë që ua imponon familja e tyre politike e cila do të qeverisë vendin për mandatin e katërt radhazi./reporttv

Tags: akademiRama

Nga Kategoria

Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Ekstra

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026
Lajme

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.