• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Sigurimet, kapitali i kërkuar për kompanitë do të llogaritet mbi bazën e rrezikut

31 Tetor, 2024
tek Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, me qëllim përputhjen me direktivën europiane “Për fillimin dhe zhvillimin e veprimtarive të sigurimit dhe të risigurimit” apo siç njihet direktiva e Solvency (Aftësisë Paguese) 2.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndër risitë kryesore që pritet të sjellë ligji i ri është aplikimi i parimeve të reja në kërkesat për kapital ndaj shoqërive të sigurimit. Kërkesat për kapital nuk do të jenë më fikse, por të ndryshueshme, duke u rritur në përpjestim me rrezikun që çdo kompani sigurimi merr përsipër.

Sipas draftit të hedhur për konsultim publik, shoqëritë e sigurimit duhet të kryejnë vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese si pjesë e sistemit të administrimit të rrezikut.

Lexo edhe:

Hapet tenderi për mobilimin e Gjykatës së Posaçme, zbardhen detajet se si do të ndryshojnë ambientet

Videoja e Stenaldos që i dhuron makinën bëri xhiron e rrjetit, reagimi i tezës së banorit: Është bërë 5 vite më parë, ka një pasion për adrenalinën

Ky vlerësim duhet të përfshijë të paktën nivelin e kapitalit të kërkuar në raport me profilin e rrezikut, kufijtë e miratuar të tolerancës ndaj rrezikut, si dhe strategjinë e biznesit dhe pajtueshmërinë në vijimësi me kërkesat për kapital dhe kërkesat për mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike.

Vetëvlerësimi i rrezikut dhe aftësisë paguese duhet të jetë pjesë integrale e strategjisë së biznesit dhe duhet të merret në konsideratë, në mënyrë të vazhdueshme, në vendimet strategjike që merr shoqëria.

Shoqëritë e sigurimit duhet të kryejnë rregullisht dhe menjëherë pas çdo ndryshimi të konsiderueshëm të profilit të rrezikut, vlerësimin e profilit tërësor të rrezikut dhe aftësisë paguese, në nivel individual ose në nivel të grupit të sigurimeve.

Ato duhet të dokumentojnë në çdo fazë dhe veprim të procesit të vlerësimit të rrezikut dhe të kryerjes së provave të rezistencës, si dhe informojnë Autoritetin, brenda datës 31 maj të çdo viti, për rezultatet e çdo vetëvlerësimi të rrezikut dhe aftësisë paguese.

Të gjitha politikat dhe procedurat e ndërmarra nga shoqëria, në kuadër të administrimit të rrezikut, duhet të jenë të dokumentuara dhe të përditësuara në çdo kohë.

AMF-ja do të miratojë një rregullore të posaçme për përcaktimin e afateve dhe përmbajtjes së raportit vjetor të vetëvlerësimit të rrezikut të shoqërisë së sigurimit.

Raporti i vetëvlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese duhet të përfshijë të paktën rezultatet cilësore dhe sasiore të vetëvlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese dhe konkluzionet e nxjerra prej tyre nga shoqëria e sigurimit; metodat dhe supozimet kryesore të përdorura në vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese; informacion mbi nevojat e përgjithshme të shoqërisë për aftësi paguese dhe krahasimin midis këtyre nevojave me kërkesat rregullatore për kufirin minimal të aftësisë paguese; informacion mbi devijime të rëndësishme të rreziqeve që nuk pasqyrohen në llogaritjen e kërkesës për kapital të aftësisë paguese./monitor

Tags: sigurimet

Nga Kategoria

Aktualitet

Hapet tenderi për mobilimin e Gjykatës së Posaçme, zbardhen detajet se si do të ndryshojnë ambientet

13 Shkurt, 2026
Videoja e Stenaldos që i dhuron makinën bëri xhiron e rrjetit, reagimi i tezës së banorit: Është bërë 5 vite më parë, ka një pasion për adrenalinën
Aktualitet

Videoja e Stenaldos që i dhuron makinën bëri xhiron e rrjetit, reagimi i tezës së banorit: Është bërë 5 vite më parë, ka një pasion për adrenalinën

13 Shkurt, 2026
Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, makina përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi

13 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Videoja e Stenaldos që i dhuron makinën bëri xhiron e rrjetit, reagimi i tezës së banorit: Është bërë 5 vite më parë, ka një pasion për adrenalinën

Videoja e Stenaldos duke i dhënë makinës bëri xhiron e rrjetit – tezeja e banorit reagon: Është bërë pesë vjet më parë, e pëlqen adrenalinën.

13 Shkurt, 2026

Kush është në helmetën që çoi në përjashtimin e atletit ukrainas nga Lojërat Olimpike Dimërore? Helmeti i Vladyslav Heraskevych tregon për atletët e tjerë që janë vrarë që prej invasions të plotë të Rusisë në vendin e tij. 48 minuta më parë, Europa.

13 Shkurt, 2026

ONU krijon panelin e parë global për sigurinë e AI, ndërsa ekspertët e teknologjisë shprehin shqetësime për këtë teknologji Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i ONUs, tha se ky panel është një ‘hap themelor drejt kuptimit shkencor global të AI.’

13 Shkurt, 2026

Hapet tenderi për mobilimin e Gjykatës së Posaçme, zbardhen detajet se si do të ndryshojnë ambientet

13 Shkurt, 2026
Videoja e Stenaldos që i dhuron makinën bëri xhiron e rrjetit, reagimi i tezës së banorit: Është bërë 5 vite më parë, ka një pasion për adrenalinën

Videoja e Stenaldos që i dhuron makinën bëri xhiron e rrjetit, reagimi i tezës së banorit: Është bërë 5 vite më parë, ka një pasion për adrenalinën

13 Shkurt, 2026

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, makina përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi

13 Shkurt, 2026
Toka bujqësore shndërrohet në pronë të ndërtuesve: Çmimet e tokës në periferinë e Tiranës rriten deri në 6-fish.

Toka bujqësore shndërrohet në pronë të ndërtuesve: Çmimet e tokës në periferinë e Tiranës rriten deri në 6-fish.

13 Shkurt, 2026
Dua Lipa diskuton për sfidat e suksesit: “Distanca të ndikon, por dashuria mbetet e pandryshuar”

Dua Lipa diskuton për sfidat e suksesit: “Distanca të ndikon, por dashuria mbetet e pandryshuar”

13 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In