• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 2 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK: Si funksiononte banda shqiptare që trafikonte drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës

3 Qershor, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin e kryer së bashku me autoritetet finlanedeze ku goditën një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike, pas dy vitesh hetimesh.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në total janë lëshuar 11 masa sigurie, ku janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, teksa grupi kriminal shqiptar akuzohet se ka trafikuar 400 kg amfetaminë (drogë artificiale), si dhe 500 kg kanabis dhe kokainë. Organi i akuzës raporton se që prej vitit 2022 e në vazhdim janë konstatuar 4 organizata të strukturuara kriminale që përbëheshin nga anëtarë shqiptarë dhe të huaj.

Sipas SPAK, këto grupe kriminale shqiptare kanë mundur të trafikonin që nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë.

Lexo edhe:

Përfshihet nga flakët një banesë në Pukë, shkak një shkëndijë elektrike

Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari shpjegon reagimin

“Nga provat e administruara rezulton se:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.

Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.” – thzuhet në njoftimin e SPAK.

Sqarohet më tej se në total janë lëshuar 11 masa sigurie “Arrest me burg” për shtetas shqiptarë, por gjatë operacionit të sotëm oficerët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, më konkretisht për shtetasit:

B.S, (27.01.1985)

E.A (alias E.T 07.02.1991)

A.M (07.06.1981)

K.Q (14.04.1981;

T.K (alias T.T 15.10.1977)

G.S (05.07.1994;

E.M, (29.05.1983)

L.H, (09.01.1983)

D.L, (07.06.1983)

SPAK raporton se gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

8 automjete

13 telefona celularë

Prova shkresore të ndryshme

Orhani i akuzës bën me dije se në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë. Gjithashtu, në njoftim thuhet se ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.

Sa i përket procedimit penal për çështjen në fjalë SPAK bën me dije se ai është regjistruar që më 29 Qershor të vitit 2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.

Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.” – thuhet gjithashtu në njoftim.

Ndërkohë, kujtojmë se prokurori i Finlandës, gjatë konferencës së përbashkët me prokurorët e SPAK, dha më shumë detaje ku tha se mes 55 personave të dënuar në vendin ku ai ushtron detyrën, 10 janë shtetas shqiptarë

“Transporti nga Holanda në Finlandë me kamion me targa dhe shofer polak. Konsumimi i amfetaminës është i lartë në Finlandë duke qenë se vendi i origjinës është Holanda. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës. Nga 55 të dënuarit në Finlandë, 10 prej tyre janë me shtetësi shqiptare, ose me prejardhje shqiptare.

4 grupet bashkëpunonin me njëra tjetrën. Një grup tjetër nga shqiptarë vepronte vetëm në Finlandë. Ndërsa një grup tjetër, i drejtuar po nga shtetas shqiptarë, kishte si detyrë organizmin e trafikut të marijuandës nga Spanja në Finlandë me postë. Pas kthimit në Shqipëri e kanë vazhduar aktivitetin nga Shqipëria” – tha ai.

Nga Kategoria

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Pukë, shkak një shkëndijë elektrike

1 Janar, 2026
Aktualitet

Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari shpjegon reagimin

1 Janar, 2026
Aktualitet

Qipro merr presidencën e BE-së, 2026-ta vit vendimtar për Shqipërinë

1 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Çfarë shkoi keq mes Chelsea-t dhe Enzo Maresca-s?

1 Janar, 2026

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…” Debat i fortë mes Armelës dhe Brikenës

1 Janar, 2026

Sunderland ndal Manchester City-n në “Stadium of Light”: 0-0, rezultat që trondit garën për titull

1 Janar, 2026

Evropa e mirëpret vitin 2026 me festime madhështore në kryeqytetet kryesore

1 Janar, 2026

Meksika ndalon liderin e dyshuar të kartelit përballë akuzave për terrorizëm në SHBA, Pedro Inzunza Noriega

1 Janar, 2026

Kim Jong-un lavdëron trupat jashtë vendit dhe thekson aleancën me Rusinë në mesazhin e Vitit të Ri

1 Janar, 2026

Von der Leyen për tragjedinë në Zvicër: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

1 Janar, 2026

Llojet e Mjaltit dhe Përfitimet për Shëndetin

1 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.