• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 2 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

31 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e nesërme, më 1 qershor, në 32 qytete të Serbisë do të mbahen protesta me emrin “Çohu, Serbi”, dhe sipas studentëve, pritet të bllokohen urat “Brankov Most” dhe “Gazela”. Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:16, të paktën për këtë periudhë është marrë leje nga autoritetet policore në Serbi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Protesta “Çohu, Serbi”, e cila zhvillohet me sloganin “Duam zgjedhje”, fillimisht ishte paralajmëruar për qytetin e Pozharevcit, por tani përfshin gjithsej 32 qytete: Aleksinac, Beograd, Bela Palanka, Bor, Čačak, Jagodina, Kikinda, Kosovska Mitrovica, Kragujevc, Kraljevo, Krushevc, Leskovac, Loznica, Novi Pazar, Novi Sad, Pançevo, Pirot, Priboj, Prokuplje, Ruma, Senta, Sombor, Sremska Mitrovica, Subotica, Surdulica, Shabac, Uzhice, Valjevo, Vlasotince, Vršac, Zrenjanin dhe Niš.

Studentët, të cilët kanë protestuar për më shumë se gjysmë viti, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, raportohet në media.

Lexo edhe:

U arrestuan nga policia, 4 protestues do të qëndrojnë sot në qeli

Inceneratori i Tiranës/ Dërgohen për gjykim Zoto, Mërtiri dhe 10 të tjerë

“Më shumë se zgjedhje, ne duam drejtësi!” – brohoritën mijëra studentë që demonstruan dje në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë.

Ditën e djeshme, në kryeqytet, ata zhvilluan një marshim nëpër rrugët kryesore të qytetit, i cili përfundoi para ndërtesës së qeverisë.

“Sa jetë duhet të rrezikohen ose të humbasin që t’i jepet fund korrupsionit?” – ishte mesazhi kryesor i protestës në Beograd.

Studentët, që kanë protestuar prej më shumë se gjysmë viti, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ndodhur më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën pas shembjes së një muri mbrojtës në stacionin e trenit.

Në fillim të majit, ata kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke theksuar se korrupsioni i rrënjosur thellë nuk i lejon institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe demokratike.

Studentët bënë të ditur se me shpalljen e zgjedhjeve do të prezantojnë një fletëvotim të përbërë nga ekspertë dhe figura jashtë skenës aktuale politike.

Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, deklaroi se ato do të mbahen brenda një viti e gjysmë dhe do të shpallen kur të vendosin institucionet përkatëse.

Nga Kategoria

Aktualitet

U arrestuan nga policia, 4 protestues do të qëndrojnë sot në qeli

2 Korrik, 2026
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ Dërgohen për gjykim Zoto, Mërtiri dhe 10 të tjerë

2 Korrik, 2026
Aktualitet

Goditi me vezë deputetët, aktivistja: Jam përballur me ofendime, policia ka ushtruar dhunë

2 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në Korçë

2 Korrik, 2026

I nxehti ekstrem, rriten me 85% vdekjet e të moshuarve në Francë

2 Korrik, 2026

U arrestuan nga policia, 4 protestues do të qëndrojnë sot në qeli

2 Korrik, 2026

Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër

2 Korrik, 2026

Inceneratori i Tiranës/ Dërgohen për gjykim Zoto, Mërtiri dhe 10 të tjerë

2 Korrik, 2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të aplikuar

2 Korrik, 2026

FNSH e ruante 24 orë/Hasan Ferracaku largohet nga banesa, i dënuar me “arrest shtëpie” për ngjarjen e rëndë në Velipojë

2 Korrik, 2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

2 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.