• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për ‘Daily Mail’ që sfidon policinë britanike!

25 Maj, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një bos shqiptar droge ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do t’i mposhtë kurrë bandat që kontrabandojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gangsteri, i cili foli për MailOnline në kushte anonimiteti, tha se që nga viti 1995, shqiptarët kanë qenë lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, duke pasur rrjete të qëndrueshme furnizimi.

Për të hyrë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar në fund të vitit 2000, ata përdorën si moto ‘shit lirë dhe shit më shumë’.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon ministria e Jashtme: Publikime të pavërteta dhe të paqena

Shqiptari, i cili bëri 17 vjet burg si pjesë e një grupi të madh kriminal të organizuar në tregtinë e kokainës, shpjegoi se një arrestim nuk do të thoshte domosdoshmërisht fundi i rrugës për atë qelizë të kontrabandës së kokainës. 

Që nga viti 2005, Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila zëvendësoi Agjencinë e Krimit të Organizuar të Rëndë, dhe Drejtoria e Krimit të Specializuar në Scotland Yard kanë arrestuar dhe dënuar me sukses qindra shqiptarë për tregtinë e kokainës.

Në fund të vitit të kaluar kishte pothuajse 1,100 shqiptarë në burg, përfshirë edhe bosët të mafias ballkanike.

Përveç kontrollit të tregtisë së drogës, gangsterët shqiptarë që terrorizojnë Mbretërinë e Bashkuar janë dënuar gjithashtu për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe kontrabandë njerëzish.

Por, sapo shkatërrohet një grup i krimit të organizuar shqiptar, një i ri e zëvendëson.

Gangsteri i tha MailOnline se kjo ishte për shkak të një praktike të quajtur ‘shitja e punës’.

Ai tha se kur arrestohej një anëtar i bandës, nëse Policia nuk i merr dot telefonin, bashkëpunëtorët e tij ia shesin (bashkë me kontaktet brenda) për deri në 100,000 paund. Bosi shqiptar i drogës mburret se si ai dhe gangsterët e tjerë arritën të dominonin tregun e kokainës.

“Ne kishim pastërtinë më të lartë të kokainës për gram. Kjo i bëri përdoruesit ta merrnin drogën nga ne dhe t’i braktisnin shitësit ekzistues. Kjo bëri që organizata ime, ku isha unë, të bëhej furnizuesi kryesor i kokainës për Portsmouth dhe Bournemouth. Në vitin 2009/10 e ulëm çmimin për një kilogram kokainë nga 35,000 paund në 30,000 paund. Kjo gjë shkaktoi një ndryshim rrënjësor për tregun në atë kohë,” tha ai për “Dailymail”.

NCA tha vitin e kaluar se tregtia e drogës e lidhur me shqiptarët ishte aktive në të gjithë vendin në qytete, qyteza dhe madje edhe në zona rurale. 

“Objektivi i tyre kryesor kur fitojnë para është t’i nxjerrin ato nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Steve Brocklesby, Menaxher i Inteligjencës nga NCA.

Ata i kontabandojnë paratë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri në çfarëdo forme. Mendohet se qindra miliona paundë largohen nga Mbretëria e Bashkuar dhe përfundojnë në Shqipëri, ku më pas gjysmë-legjitimohen ose në sistemin bankar ose për të financuar ndërtime.

“Ne gjithashtu e dimë se shqiptarët do të transferojnë paratë e Mbretërisë së Bashkuar në zyrat e këmbimit valutor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, i këmbejnë në euro dhe i çojnë në Shqipëri. Mund të presim të shohim një rritje në përdorimin e kriptovalutave dhe investimeve të tjera më pak të rregulluara në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe investime të drejtpërdrejta në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e ardhshme.”

NCA është kontaktuar për koment lidhur me deklarimet e shqiptarit, por ende nuk ka një përgjigje.

Tags: angliboi i kokainesshqiptar

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

24 Prill, 2026
Kryesore

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon ministria e Jashtme: Publikime të pavërteta dhe të paqena

24 Prill, 2026
Aktualitet

“Humb” Lefter Koka! SPAK kërkon ta rikthejë në qeli, asnjë gjurmë nga ish-ministri

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

24 Prill, 2026

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon ministria e Jashtme: Publikime të pavërteta dhe të paqena

24 Prill, 2026

“Humb” Lefter Koka! SPAK kërkon ta rikthejë në qeli, asnjë gjurmë nga ish-ministri

24 Prill, 2026

SPAK kërkon ta rikthejë në qeli, “zhduket” Lefter Koka! Posta: Është larguar…

24 Prill, 2026

Këlliçi kërkon dorëheqjen e Hoxhës: Nuk mund ta mbuloni skandalin me mashtrime

24 Prill, 2026

Bernardo Silva drejt Real Madridit? Portugezi i ofrohet gjigantëve spanjollë

24 Prill, 2026

Lajm i mirë për Arsenalin, Saka rikthehet për sfidën ndaj Newcastle

24 Prill, 2026

Revolucion në futboll, FIFA mund të lejojë ndeshjet e kampionateve jashtë vendit

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.