Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë me vajzën e tij, Luna, duke i shoqëruar me fjalë të mbushura me dashuri.
Luizi shpesh ndan me ndjekësit ndjesitë e bukura të të qenurit baba, duke e përshkruar këtë rol si nderin më të madh që ka pasur ndonjëherë në jetë.
Në postimin e tij, ai thekson se kjo foto nuk është thjesht një kujtim, por një dëshmi e një dashurie të pastër dhe të vërtetë një fitore personale që i ka dhënë kuptim jetës së tij.
Postimi i Luizit:
Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj.
Jeta më ka dhënë shumë, më ka marrë po aq, por kur më dha këtë vajzë, kuptova se më në fund fitova gjithçka që më duhej.
Kjo foto nuk është thjesht një kujtim.
Është dëshmi e dashurisë më të pastër që ekziston.
Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli.
Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë.