• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Operacioni ndaj grupit “Pojës”, SPAK: 3 organizata kriminale dhe dhjetëra episode trafiku droge

21 Maj, 2025
tek Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatl zyrtare për mediat në lidhje me operacionin e përbashkët me Antimafian italiane, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me bazë në Durrës. Krerët e grupit kriminal dyshohet se janë Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, si dhe Adi Çoba.

SPAK bën me dije se operacioni “URA” është zhvilluar në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Barit, me mbështetjen e Eurojust.

Organi i akuzës raporton se në total janë lëshuar 52 masa sigurie, 40 për shtetas shqiptarë dhe 12 për shtetas italianë, teksa bëhet fjalë për tre organizata, njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Lexo edhe:

Policia Rrugore e Tiranës shton masat për drejtuesit e mjeteve, 6 mijë gjoba gjatë tre ditëve të fundit

Aksident në Korçë, drejtuesi automjetit humb kontrollin dhe del nga rruga

“Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:

  • 29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;
  • 1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;
  • 22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.

Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Po ashtu raportohet se në 5 vite hetime janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës.

“Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.” – raporton SPAK.

Sa i përket sekuestrimeve të pasurive, SPAK thotë se ato janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:

Në Shqipëri:

  • 2 kompani ndërtimi,
  • 4 shoqëri tregtare dhe restorante,
  • 1 agjenci pasurish të paluajtshme,
  • 1 TV kabllor,
  • automjete luksoze, para cash, etj.

Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali:

  • 9 apartamente,
  • 4 kompani,
  • 7 llogari bankare,
  • 3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.

Burime për mediat bëjnë me dije se në sekuestro ësht vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, “Dubai Im” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Sa i përket metodës së hetimit dhe mënyrës se si funksiononte organiza kriminale, SPAK sqaron:

“Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.”

Dy prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë Nuredin Dumani, si dhe

SPAK thotë se procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.

Emrat e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste janë:

Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili
Altin Morina
Orges Molla

Nga Kategoria

Aktualitet

Policia Rrugore e Tiranës shton masat për drejtuesit e mjeteve, 6 mijë gjoba gjatë tre ditëve të fundit

22 Maj, 2025
Aktualitet

Aksident në Korçë, drejtuesi automjetit humb kontrollin dhe del nga rruga

22 Maj, 2025
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: Jam pa fjalë! Ngushëllime familjarëve e miqve të përbashkët

22 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Policia Rrugore e Tiranës shton masat për drejtuesit e mjeteve, 6 mijë gjoba gjatë tre ditëve të fundit

22 Maj, 2025

Aksident në Korçë, drejtuesi automjetit humb kontrollin dhe del nga rruga

22 Maj, 2025

Pse nuk do të ketë armëpushim në Ukrainë…asnjëherë!

22 Maj, 2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: Jam pa fjalë! Ngushëllime familjarëve e miqve të përbashkët

22 Maj, 2025

Dosja “Toyota Yaris”/ Dënohet me 4 vite burg avokati Radovan Çela

22 Maj, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

22 Maj, 2025

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE

22 Maj, 2025

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, shpallen në kërkim dy persona

22 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.