• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Përgjaken rrugët e Shqipërisë: 4 viktima dhe disa të plagosur në aksidente të rënda

15 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditët e fundit janë shënuar nga disa aksidente të rënda rrugore në disa qytete të Shqipërisë, ku për fat të keq janë regjistruar disa viktima dhe të plagosur. Ngjarjet kanë ndodhur në Sarandë, Tiranë, Kavajë dhe në aksin “Shkalla e Tujanit–Zall Dajt”, duke vënë sërish në pah shqetësimin e madh për sigurinë rrugore në vend.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

14 maj 2025 – Tragjedi në rrugën “Shkalla e Tujanit–Zall Dajt”

Një aksident fatal ndodhi pasditen e së mërkurës në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit–Zall Dajt”, ku humbën jetën dy të rinj: Blerim Haxhiu, 23 vjeç dhe Olsi Lila, 18 vjeç. Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga Olsido Cami, 24 vjeç, i cili dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me mjetin në të cilin ndodheshin viktimat. Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ky segment rrugor njihet për raste të mëparshme aksidentesh me pasoja fatale.

Lexo edhe:

Zjarr i fuqishëm në Gjirin e Lalzit, flakët rrezikojnë banesat dhe hotelet

SPAK lëshoi urdhërarrest, vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

15 maj 2025 – Aksident me një viktimë dhe dy të plagosur në Borsh–Fterrë

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur këtë mesditë në jug të vendit, në aksin rrugor Borsh–Fterrë. Automjeti tip “Toyota”, në të cilin ndodheshin tre persona, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anësor me pjerrësi. Si pasojë, punonjësi i policisë Eduart Maçi, 47 vjeç, humbi jetën në vend, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, R. X. dhe V. Th., mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan në spitalin e Sarandës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit në një kthesë.

15 maj 2025 – Aksident me pasojë vdekjen në Unazën Lindore, Tiranë

Në të njëjtën ditë, në kryeqytet, një i ri humbi jetën pas një aksidenti në Unazën Lindore. Lorenc Kaci, 26 vjeç, duke drejtuar një motomjet në drejtim të Paskuqanit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Përplasja ka qenë fatale dhe i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat.

15 maj 2025 – Kalimtare humb jetën në Kavajë

Një tjetër aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Kavajës, ku një grua ende e paidentifikuar, rreth moshës 45–50 vjeç, është përplasur për vdekje nga një automjet teksa po kalonte trafik-ndarësen. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ngjarjet e rënda të këtyre dy ditëve dëshmojnë për nevojën urgjente të përmirësimit të masave të sigurisë rrugore, respektimit të rregullave të qarkullimit dhe kontrollit të rreptë ndaj drejtuesve të mjeteve, veçanërisht për përdorimin e alkoolit apo shpejtësinë tej normave të lejuara. Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë maksimale në rrugë, ndërsa hetimet për çdo rast vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Tags: aksident me vdekjeaksident tragjikaksidente rrugore

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Gjirin e Lalzit, flakët rrezikojnë banesat dhe hotelet

22 Shtator, 2026
Screenshot
Kryesore

SPAK lëshoi urdhërarrest, vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

22 Shtator, 2026
Bota

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën: Unë ndalova luftën me Serbinë

22 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zjarr i fuqishëm në Gjirin e Lalzit, flakët rrezikojnë banesat dhe hotelet

22 Shtator, 2026

Shqipëria vijon përgatitjet për Nations League, Maran stërvit grupin e plotë në “Shtëpinë e Futbollit”

22 Shtator, 2026

Lamine Yamal shpjegon pse e meriton Topin e Artë: “Stili im i lojës është ai që më bën ndryshe.”

22 Shtator, 2026

Tebas i përgjigjet Real Madridit: “Respekt për të gjithë, nënshtrim ndaj askujt”

22 Shtator, 2026
Screenshot

SPAK lëshoi urdhërarrest, vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

22 Shtator, 2026

Klopp rikthehet pas dy vitesh, drejton stërvitjen e parë me Gjermaninë para debutimit ndaj Holandës

22 Shtator, 2026

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën: Unë ndalova luftën me Serbinë

22 Shtator, 2026

Jonida Maliqi konfirmon romancën me Alessio Alian: Është gjëja më e bukur në botë

22 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.