• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Parkimi në Tiranë po “gllabëron” pagat: Sa lekë ju kushton në muaj për një vend!

10 Maj, 2025
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një i punësuar duhet të paguajë minimalisht 500 deri në maksimalisht 800 lekë në ditë, nëse e lë automjetin në një nga sheshet e parkimit apo rrugët e Tiranës afër vendit të punës. Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin, i duhet të shpenzojë nga 132 mijë lekë deri në 210 mijë lekë, ose 1350 deri në 2,160 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi. Shpenzimet mujore për parkim llogariten nga 113 deri në 180 euro.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Parkingu në sheshin “Skënderbej” është parkingu i parë nëntokësor publik i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës, i përuruar në vitin 2017. Tarifa e parkimit deri në 3 orë qëndrim është 200 lekë; për 3 deri në 8 orë qëndrim, 500 lekë; për 8 deri në 12 orë qëndrim, tarifa është 800 lekë dhe për 12 deri në 24 orë qëndrim, tarifa është 500 lekë. Bashkia e Tiranës ofron të njëjtat tarifa edhe për parkimet publike si: ai te “7 Xhuxhat” i ndërtuar në 2019; te sheshi “Italia” pranë stadiumit “Air Albania”, i ndërtuar në 2020.

Ndërsa te parkingjet nëntokësore, si ai i Bulevardit të Ri ndërtuar më 2017 dhe parkingu te Kopshti Zoologjik, që u ndërtua në vitin 2022, tarifat e ofruara janë më të ulëta. Deri në 3 orë qëndrim, tarifa është 100 lekë; për 3 deri në 8 orë qëndrim, 250 lekë, dhe nga 8 deri në 24 orë qëndrim, 300 lekë. Në parkimet e nëndheshme private, tarifat ditore janë më të shtrenjta. Duke iu referuar tarifave të qëndrimit të përkohshëm ditor të automjeteve të publikuara nga qendra tregtare “Toptani”, për 1 orë qëndrim, çmimi është 100 lekë. Tarifa është 200 lekë për 1-3 orë qëndrim; 500 lekë për 3-5 orë qëndrim; 600 lekë për 5-8 orë qëndrim; 800 lekë për 8-10 orë qëndrim; 1,200 lekë për 10-16 orë qëndrim dhe 1,500 lekë për qëndrim nga 16-24 orë.

Lexo edhe:

Shaqiri s‘i zhgënjen tifozët, rikthehet me ritmin më të mirë në Europë, renditet pas Kane e Mbappé

Të irrituar drejtuesit e Juventusit pas derbit: Ndeshja ishte manipuluar…

Te hotel “Plaza”, çmimet e parkimit ditor nisin nga 200 lekë për 1 orë; 300 lekë për 2 orë qëndrim; 400 lekë për 3 orë qëndrim; 500 lekë për 4 orë qëndrim; 600 lekë për 5 orë qëndrim; 700 lekë për 6 orë qëndrim; 800 lekë për 7 orë qëndrim deri në 1,500 lekë për 24 orë qëndrim. Në shesh-parkimet publike të Bashkisë së Tiranës, tarifat për parkim janë nga 200 deri në 800 lekë, në varësi të orëve të qëndrimit. Deri në 3 orë qëndrim, tarifa është 200 lekë, nga 3 deri në 8 orë qëndrim tarifa është 500 lekë; nga 8 deri në 12 orë qëndrim, është 800 lekë dhe 500 lekë tarifa që paguhet për parkim nga 12 deri në 24 orë.

Në shesh-parkimet private, tarifat e qëndrimit të automjeteve janë disa herë më të larta. Tarifat për orë nisin nga 100 lekë deri në 300 lekë. Në shesh-parkimin privat krah godinës së Kryesisë së Kuvendit, tarifa e publikuar për parkim është 150 lekë/ora. Deri në 8 orë qëndrim, tarifa e parkimit arrin në 1,200 lekë. Në shesh-parkimin pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, parkimi kushton 300 lekë/ora. Në Komunën e Parisit ofrohen gjithashtu parkime private në shesh të hapur me çmim 200 lekë/ora

Sa varion tarifa mujore e parkimit

Në parkimet publike, tarifa mujore për qëndrimin e mjetit varion nga 5 mijë deri në 12 mijë lekë. Te parkimi i nëndheshëm publik te sheshi “Skënderbej”, tarifa për abonim mujor është 12,300 lekë. Te parkimet e tjera publike, si pranë Kopshtit Zoologjik, liqeni dhe Stacioni i Trenit, paketa mujore është 5,000 lekë. Për familjarët në komplekset apo godinat e banimit, tarifat mujore të parkimit nisin nga 6 mijë lekë deri në 12 mijë lekë në muaj. Në zonën e ish-Bllokut, paketa mujore arrin edhe deri në 20 mijë lekë.

Në zonën e Freskut, tarifa mujore e parkimit ka arritur 6,000 lekë. Në Kinostudio, 7,000 – 8,000 deri 10,000 lekë. Në Komunën e Parisit 8,000 deri në 12,000 lekë. Tek “Ekspozita Building”, paketa mujore e abonimit për parkim është 10,000 lekë. Pranë qendrës tregtare “Toptani” dhe hotel “Plaza”, tarifa mujore e parkimit është 15,000 lekë. Te hotel “Plaza”, tarifa mujore për abonime periodike javore, nga e hëna deri të premten, është 12,000 lekë në total./MONITOR

Tags: Parikimitirane

Nga Kategoria

Shaqiri s‘i zhgënjen tifozët, rikthehet me ritmin më të mirë në Europë, renditet pas Kane e Mbappé
Kryesore

Shaqiri s‘i zhgënjen tifozët, rikthehet me ritmin më të mirë në Europë, renditet pas Kane e Mbappé

14 Shkurt, 2026
Të irrituar drejtuesit e Juventusit pas derbit: Ndeshja ishte manipuluar...
Lajme

Të irrituar drejtuesit e Juventusit pas derbit: Ndeshja ishte manipuluar…

14 Shkurt, 2026
Aktualitet

Fieraku zihet me dy vajza nga Venezuela, u përplas derën në fytyrë

14 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Macron apelon për “përmbajtje” pas vdekjes së një të riu të sulmuar në Lyon

15 Shkurt, 2026

Vlerësimi i lojtarëve të Man City ndaj Salford: Kjo është arsyeja pse Phil Foden nuk është më zgjedhja e parë! Problemet e ndërkombëtarit anglez vazhdojnë në fitoren e vështirë të Kupës FA ndaj ekipit të Ligës Dy.

15 Shkurt, 2026
Shaqiri s‘i zhgënjen tifozët, rikthehet me ritmin më të mirë në Europë, renditet pas Kane e Mbappé

Shaqiri s‘i zhgënjen tifozët, rikthehet me ritmin më të mirë në Europë, renditet pas Kane e Mbappé

14 Shkurt, 2026
Të irrituar drejtuesit e Juventusit pas derbit: Ndeshja ishte manipuluar...

Të irrituar drejtuesit e Juventusit pas derbit: Ndeshja ishte manipuluar…

14 Shkurt, 2026

Real Madrid “show” ndaj Sociedad: 4–1 në Bernabéu, Vinícius vendos me dopietë

14 Shkurt, 2026

Fieraku zihet me dy vajza nga Venezuela, u përplas derën në fytyrë

14 Shkurt, 2026
"Nuk dua të dal": Çfarë ndodhi me Kristin? Banori shpërthen në lot pas daljes nga shtëpia.

“Nuk dua të dal”: Çfarë ndodhi me Kristin? Banori shpërthen në lot pas daljes nga shtëpia.

14 Shkurt, 2026

Inter–Juve 3–2: Zielinski në minutën e 90-të i jep zikaltërve fitoren e madhe në “San Siro”

14 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.