• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sali Berisha tregon kur do të heqë dorë nga politika, a do kandidojë dikush tjetër për kryeministër?

8 Maj, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall non grata nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia. Pas betejës politike brenda radhëve blu, Sali Berisha arriti të votohej sërish si kryetar i PD-së dhe të mblidhte shumicën e demokratëve pas përçarjes së madhe, teksa sot PD-ja udhëheq koalicionin opozitar duke kërkuar të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

I ftuar në emisionin Opinion, Berisha u pyet se kur do të heqë dorë nga politika, por tha se vetëm zoti mund ta largojnë nga ajo të cilën e quan mision.

Lexo edhe:

Bardhi: Në 1 muaj protestë, Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij

Dosja Epstein/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Sa pranë administratës së Trumpit jeni ju sot me njerëzit tuaj dhe studion e lobimit?

Sali Berisha: Presidenti Donald Trump qëndrimet ndaj meje i ka marrë vesh para se të bëhet President.

Blendi Fevziu: Është informuar për këtë çështje?

Sali Berisha: Po!

Blendi Fevziu: Ka pasur një reagim ndaj kësaj?

Sali Berisha: Kaq e kam mundësinë për të folur në këtë çështje.

Blendi Fevziu: Në administratën e sotme keni ju akses në njerëzit pranë tij?

Sali Berisha: Njerëz të cilët janë marrë me çështjen time dhe pa asnjë kërkesë nga unë janë sot anëtarë kabineti të Presidentit Trump, të tjerë janë në funksione të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se unë i kam takuar ata dhe i kam njohur.

Blendi Fevziu: A ju ndihmon kjo ju në zgjedhje?

Sali Berisha: Shqiptarët kuptuan të vërtetën më të madhe se pse qëndroi Sali Berisha. Edhe shqiptari i fundit që mund të ketë patur rezervën më të vogël, kur e dëgjon nga DASH se ky ka qenë vendim politik kundër opozitës shqiptare, e ka të qartë se unë mbrojtja interesat e tij dhe jo të miat.

Blendi Fevziu: Tani në këtë moment që ky vendim po vjen drejt heqjes, mund të gjenit një mundësi të tërhiqeshit dhe të linit një të ri për të kandiduar për Kryeministër.

Sali Berisha: Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept; Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.

Blendi Fevziu: Tani që e përmbushët këtë hap të rëndësishëm, a mendoni që mund të tërhiqeni?

Sali Berisha: Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh.

Blendi Fevziu: Vetëm Zoti jo nga vota?

Sali Berisha: Vetëm Zoti tërheq një misionar. Zoti e tërheq misionarin. Misionari, Zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushtet më të pabarabarta, ai si shpresë dhe besim të vetën në radhë të parë ka Zotin.

Nga Kategoria

Aktualitet

Bardhi: Në 1 muaj protestë, Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij

1 Mars, 2026
Bota

Dosja Epstein/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies

1 Mars, 2026
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës me NJOFTIMIN e rëndësishëm për pasagjerët: Anulohet fluturimet

1 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bardhi: Në 1 muaj protestë, Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij

1 Mars, 2026

Dosja Epstein/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies

1 Mars, 2026

Vijon operacioni, SHBA fundos anijen iraniane

1 Mars, 2026

Të shtëna me armë në një bar në Teksas, 3 të vdekur dhe 14 të plagosur

1 Mars, 2026

Operacioni kundër Iranit/ CIA zbuloi vendndodhjen e Khameneit, Izraeli ekzekutoi goditjen

1 Mars, 2026

Tensionet në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës me NJOFTIMIN e rëndësishëm për pasagjerët: Anulohet fluturimet

1 Mars, 2026

I dhuroi veshkën, vëllai me fjalë zemre për motrën: Të jam mirënjohës “binjakja ime”

1 Mars, 2026

Ndodhi puthja e parë mes Gimbos dhe Selin? (VIDEO)

1 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.