• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA- Izrael, diskutime mbi administratën e mundshme që do të udhëheqë Gazën

7 Maj, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë diskutuar mundësinë e udhëheqjes së një administrate të përkohshme pas luftës në Gaza nga Uashingtoni, sipas pesë personave të njohur me çështjen.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Konsultimet e “niveleve të larta” janë përqendruar rreth një qeverie kalimtare të kryesuar nga një zyrtar amerikan që do të mbikëqyrë Gazën, derisa ajo të demilitarizohet dhe stabilizohet, dhe të shfaqet një administratë palestineze e qëndrueshme, thanë burimet.

Sipas diskutimeve, të cilat mbeten paraprake, nuk do të ketë një afat kohor të caktuar, për sa kohë do të zgjasë një administratë e tillë e udhëhequr nga SHBA-të, gjë që do të varet nga situata në terren, thanë pesë burimet.

Lexo edhe:

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

Burimet, të cilat folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuara për të diskutuar publikisht bisedimet, e krahasuan propozimin me Autoritetin e Përkohshëm të Koalicionit në Irak, që Uashingtoni e krijoi në vitin 2003.

Autoriteti u perceptua nga shumë irakianë, si një forcë pushtuese dhe ia transferoi pushtetin një qeverie të përkohshme irakiane në vitin 2004, pasi dështoi të përmbante një kryengritje në rritje.

Vende të tjera do të ftoheshin të merrnin pjesë në autoritetin e udhëhequr nga SHBA-të në Gaza, thanë burimet, pa identifikuar se cilat.

Ata thanë se administrata do të mbështetej te teknokratët palestinezë, por do të përjashtonte grupin militant Hamas dhe Autoritetin Palestinez, i cili mban autoritet të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Hamasi, i cili ka sunduar Gazën që nga viti 2007, shkaktoi luftën aktuale kur militantët e tij sulmuan komunitetet jugore izraelite më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke kapur robër 251 të tjerë.

Burimet thanë se mbeti e paqartë nëse mund të arrihej ndonjë marrëveshje. Diskutimet nuk kishin përparuar deri në atë pike, sa të shqyrtohej se kush mund të merrte role kryesore, thanë ata.

Burimet nuk specifikuan se cila palë e kishte paraqitur propozimin, dhe as nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi bisedimet.

Në përgjigje të pyetjeve të Reuters, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk komentoi drejtpërdrejt nëse kishte pasur diskutime me Izraelin, në lidhje me një autoritet të përkohshëm të udhëhequr nga SHBA-të në Gaza, duke thënë se ata nuk mund të flisnin për negociatat në vazhdim.

“Ne duam paqe dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, tha zëdhënësi, duke shtuar se: “Shtyllat e qasjes sonë mbeten të vendosura: të qëndrojmë me Izraelin, të qëndrojmë për paqen”.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk pranoi të komentonte.

Në një intervistë në prill me Sky News Arabia, në pronësi të Emirateve, Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar tha se besonte se do të kishte një “periudhë kalimtare” pas konflikti,t në të cilën një bord ndërkombëtar administratorësh, duke përfshirë “vende arabe të moderuara”, do të mbikëqyrte Gazën, me palestinezët që veprojnë nën udhëheqjen e tyre.

“Ne nuk po kërkojmë të kontrollojmë jetën civile të njerëzve në Gaza.

Interesi ynë i vetëm në Rripin e Gazës është siguria”, tha ai, pa përmendur se cilat vende besonte se do të ishin të përfshira.

Ministria e jashtme nuk iu përgjigj një kërkese për komente të mëtejshme.

Ismail al-Thawabta, drejtor i zyrës së medias së qeverisë së Gazës, hodhi poshtë idenë e një administrate të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ose nga ndonjë qeveri e huaj, duke thënë se populli palestinez i Gazës duhet të zgjedhë vetë sundimtarët e vet.

Autoriteti Palestinez nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Një autoritet i përkohshëm i udhëhequr nga SHBA-të në Gaza, do ta tërhiqte Uashingtonin më thellë në konfliktin izraelito-palestinez dhe do të shënonte ndërhyrjen e tij më të madhe në Lindjen e Mesme, që nga pushtimi i Irakut.

Udhëheqja e Izraelit, përfshirë Netanyahun, refuzon me vendosmëri çdo rol në Gaza për Autoritetin Palestinez, të cilin e akuzon se është anti-Izrael. Netanyahu gjithashtu kundërshton sovranitetin palestinez.

Netanyahu tha të hënën se Izraeli do të zgjeronte sulmet e tij në Gaza dhe se më shumë banorë të Gazës do të zhvendoseshin “për sigurinë e tyre”.

Izraeli ende po kërkon të rimarrë 59 pengje që mbahen në enklavë. Ofensiva e tij deri më tani ka vrarë më shumë se 52,000 palestinezë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë në Gaza.

Disa anëtarë të koalicionit të djathtë të Netanyahut kanë bërë thirrje publikisht, për atë që e përshkruajnë si migrim masiv “vullnetar” të palestinezëve nga Gaza dhe për rindërtimin e vendbanimeve hebraike brenda enklavës bregdetare.

Por, pas dyerve të mbyllura, disa zyrtarë izraelitë kanë peshuar gjithashtu propozime mbi të ardhmen e Gazës, të cilat burimet thonë se supozojnë se nuk do të ketë një eksod masiv të palestinezëve nga Gaza, siç është administrata e përkohshme e udhëhequr nga SHBA-të.

Midis tyre përfshihen kufizimi i rindërtimit në zona të caktuara sigurie, ndarja e territorit dhe krijimi i bazave të përhershme ushtarake, thanë katër burime, të cilët përfshijnë diplomatë të huaj dhe ish-zyrtarë izraelitë të informuar mbi propozimet.

Tags: gazaizraelshba

Nga Kategoria

Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Kushtetuesja i ‘ngriu’ dekretin, Osmani shpjegon arsyet pse shpërndau Parlamentin

9 Mars, 2026

Degradimi nuk ka fund! Pas rrugëve, rrezikojnë të shemben edhe urat!

9 Mars, 2026

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon qeveria e Kosovës

9 Mars, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

9 Mars, 2026

Berisha zbulon orën dhe vendin e protestës së radhës: Nuk duhet të ndalemi

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.