• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

LaCivita flet tek ‘WSJ’: Socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën

6 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri më 11 maj. Në artikull theksohet se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri. Në median amerikane ka marrë shumë rëndësi dhe rasti i shpalljes non grata i Berishës nga DASH.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Artikulli i Plotë:

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?

Lexo edhe:

Dita e 9 protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

Ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale. Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Si kryetar i partisë opozitare, Berisha do të ishte në rrugën për t’u bërë sërish kryeministër nëse partia e tij fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

LaCivita e krahasoi situatën me ndjekjet penale ndaj Trumpit. “Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast” tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

“Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre.

Do të dështojnë,” tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë” tha ai.

Tags: lacivita

Nga Kategoria

Aktualitet

Dita e 9 protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

8 Qershor, 2026
Ekstra

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026
Kryesore

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dita e 9 protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

8 Qershor, 2026

Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz

8 Qershor, 2026

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026

Lamine Yamal dhe Nico Williams gati për Spanjën, De la Fuente jep lajmin para Botërorit

8 Qershor, 2026

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.