• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rrëmbehet një person në mes të Tiranës, detajet e ngjarjes, autorët i kërkuan lekë bashkëshortes

30 Prill, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë një ngjarje të rëndë të regjistruar mu në zemër të kryeqytetit, Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se pesë persona rrëmbyen dhe mbajtën peng një 68-vjeçar, Edvar Agalliu.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Konkretisht më datën 29 prill, pra një ditë më parë, Policia u njoftua se në rrugën “George W Bush” një shtetas ishte marrë me forcë dhe në këmbim të lirisë së atij, ata i kishin marrë një shumë të madhe parash bashkëshortes së 68-vjeçarit.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit Sulejman Sina, Klinton Sina dhe Idajet Mashollari, në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe e kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë, Edvar Agalliun, 68 vjeç.

Lexo edhe:

Demokratët bojkot Kuvendit më 17 mars, gjithë vëmendjen te protesta!

“Ishte e lumtur atë ditë” – Kushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Kush e shkroi letrën? Ajo s’do ja bëntë kurrë të atit këtë

Më pas, ata kanë telefonuar bashkëshorten e të moshuarit, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit Bajram Ibraliut, në zonën e Saukut.

Falë ndërhyrjes së shpejt policia bëri të mundur arrestimin e shtetasve të lartpërmendur, ndërkohë që gjatë kontrolleve në banesat e tyre si dhe në një automjet më të cilin lëviznin Sulejman Sina dhe Nikoleta Begolli, u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e Agalliut.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imediat”.

Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George Ë. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Kryesore

Demokratët bojkot Kuvendit më 17 mars, gjithë vëmendjen te protesta!

16 Mars, 2026
Kryesore

“Ishte e lumtur atë ditë” – Kushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Kush e shkroi letrën? Ajo s’do ja bëntë kurrë të atit këtë

16 Mars, 2026
Ekonomi

Kriza thellohet në xhepat e shqiptarëve/ 1 në 4 familje nuk paguajnë dot faturat dhe qiranë në kohë

16 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Guardiola para sfidës me Real Madridin: E dimë çfarë duhet të bëjmë, është një finale

16 Mars, 2026

Mbappé dhe Bellingham udhëtojnë me Real Madridin, rikthehen për sfidën ndaj Manchester Cityt

16 Mars, 2026

Këto 3 shenja të horoskopit ndjejnë gjithçka më thellë se të tjerët

16 Mars, 2026

Evropianët refuzojnë kërkesën e Trump, nuk dërgojnë asnjë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

16 Mars, 2026

Deklaratat e babait të Selin për Mirin, reagon Landi: Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë

16 Mars, 2026

Demokratët bojkot Kuvendit më 17 mars, gjithë vëmendjen te protesta!

16 Mars, 2026

“Ishte e lumtur atë ditë” – Kushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Kush e shkroi letrën? Ajo s’do ja bëntë kurrë të atit këtë

16 Mars, 2026

Kriza thellohet në xhepat e shqiptarëve/ 1 në 4 familje nuk paguajnë dot faturat dhe qiranë në kohë

16 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.