Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas. Bëhet e ditur se si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes një autoveture dhe një autobusi.
Si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit.
Paraprakisht raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.