• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama: Brenda kësaj dekade Shqipëria do jetë e pavarur për furnizimin me energji, madje edhe do eksportojë

29 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë takime në Fier ku ka diskutuar lidhur me arritjet dhe planet për energjinë elektrike. Ai tha se prodhimi i brendshëm i energjisë në Shqipëri është dyfishuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama shtoi se me fillimin e disa projekteve dhe zhvillimin e inovacionit, Shqipëria jo vetëm do të ketë energji të mjaftueshme por do të kthehet edhe një vend eksportues të energjisë.

Sipas tij brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht dhe totalisht i pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm.

Lexo edhe:

Ministri i Brendshëm Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”!

U godit nga rrufeja teksa kulloste bagëtitë/ Humb jetën 68-vjeçari në Përmet

“Edhe sikur të kishim situatën e sektorit të energjisë ashtu siç ishte përpara këtij transformimi janë fakte kuptimplota dhe fakte që na bëjnë mjaft optimist për të nesërmen e sektorit dhe nëse e nesërmja e këtij sektori është optimiste, atëherë gjithë zhvillimi dhe e nesërmja e vendit është optimiste. Fakti që sot ne flasim për prodhim të brendshëm të thuajse dyfishuar është domethënës.

Kur mendon që ne nisëm këtë përpjekje me bazën prodhuese të kohës së komunizmit minus hidrocentralet që çuditshëm u hoqën nga stoku i aseteve të shtetit dhe iu dhanë privatit me një argumentim që në vetvete është vepër penale e pastër.

Sot ne kemi thuajse dyfishin në raport me nga u nisëm të prodhimit. Kjo nuk është vetëm rritja e prodhimit, është edhe diversifikimi i bazës që ishte vetëm hidro, gjë që ka ka vulnerabilitetin e kuptueshëm edhe pa e futur ndryshimin e klimës, ndërkohë që më ketë bëhet e paparashikueshme se si do të jetë e ardhmja e hidros.

Kështu që diversifikimi me 10% të prodhimit që sot vjen nga dielli, me fillimin edhe të disa projekteve të erës, me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi fatin të kemi në Shqipëri për sistemin e pompimit të ujit, kemi arsye të mendojmë se pavarësia e plotë energjitike e Shqipërisë është afër dhe transformimi nga një vend me hall të madh energjinë, në një vend eksportues neto të energjisë elektrike është afër.

Dy zhvillime historike që nëse gjërat shkojnë sipas planeve tona, bazuar në kërkesat që kemi aktualisht në administrim nga investitorët, dhe bazuar në atë që kemi planifikuar, brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht dhe totalisht i pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm.

Pra do ta vendosë vetë fatin e vet në raport me energjinë dhe do të kalojë në eksport neto, që do të thotë se nuk është vetëm prodhimi por edhe transmetimi, që ka njohur progres të rëndësishëm, ashtu sikundër edhe shtrirja e gjithë rrjetit të transmetimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet, ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë.

Nga pikëpamja e humbjeve jemi në paramentra normalë të një vendi evropian, ndërkohë që ishim fenomen ekstra evropian. Për të gjetur të ngjashmit tanë, duhet të shkonim në vende shumë larg nga Evropa ku energjia ndahej sipas kapacitetit individual për ta vjedhur pse marrë në mënyrë të paligjshme. Ose për ta marrë ligjërisht dhe për të mos e paguar fare”,-tha Rama.

Tags: energjiRama

Nga Kategoria

Aktualitet

Ministri i Brendshëm Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”!

27 Qershor, 2026
Aktualitet

U godit nga rrufeja teksa kulloste bagëtitë/ Humb jetën 68-vjeçari në Përmet

27 Qershor, 2026
Aktualitet

Helmimi i 64 studentëve, Policia e Tiranës sekuestron dokumentacionin e AKU-së për kompaninë që furnizonte Akademinë e Sigurisë me ushqim

27 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ministri i Brendshëm Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”!

27 Qershor, 2026

U godit nga rrufeja teksa kulloste bagëtitë/ Humb jetën 68-vjeçari në Përmet

27 Qershor, 2026

Helmimi i 64 studentëve, Policia e Tiranës sekuestron dokumentacionin e AKU-së për kompaninë që furnizonte Akademinë e Sigurisë me ushqim

27 Qershor, 2026

Pikëzimi i patentës/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!

27 Qershor, 2026

‘E kam kërkuar ADN-në e bebit dhe…’: Shpërthen ish-konkurrenti i Për’puthen dhe ngre dyshime të forta

27 Qershor, 2026

Berisha vizitë blic në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës!

27 Qershor, 2026

Protesta/ Bllokimi i qarkullimit rrugor gjatë tubimit, policia procedon penalisht 15 protestues!

27 Qershor, 2026

Hetimi për helmimin e studentëve, sekuestrohen dokumentet e AKU për kompaninë “Sori-Al”

27 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.