• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pas 7 vite hetimesh zbardhet vrasja e Antonio Karafilit, urdhër-arresti për të dashurën e viktimës

29 Prill, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

htatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës, prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar ka arritur të identifikojë dy autorët e krimit,shtetasin Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari. Sipas hetimit Kejsi Spaillari në atë kohë 18-vjeç së bashku me të dashurin e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tashmë ndaj Spaillarit, prokuroria e Korçës, Vasjana Postoli, ka lëshuar një mandat “arresti në burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim. Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndëruar jetë si pajë e një akti vetëvrasës që ka kryer. Mësohet se Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili. Aktualisht Spaillari është larguar nga Korça, duke u vendosur me banim në Kanada.

E njëjta provë është siguruar dhe për autorin tjetër që tashmë nuk jeton, Rexhep Vathin. Rasti në fjalë është ndjekur në raportim dinamik nga “Ora News” dhe emisioni “Stop”, duke hedhur dritë mbi misterin e asaj ngjarje të rëndë që autorët po mundoheshin ti jepnin drejtimin e një vetëvrasjeje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2018, ka si motiv lidhjen sentimentale që Kejsi Spaillari kishte krijuar paralelisht me viktimën Antonio Karafili dhe autorin e krimit, Rexhep Vathi.

Lexo edhe:

Anëtari i Kryesisë së PD zbardh detajet nga mbledhja e fshehtë: Gjekmarkaj kërkoi dorëheqje, dhe ftoi për ikje edhe Noka e Bardhi.

Kiara Tito “rikthehet” në produksionin e Big Brother VIP Albania

Pasi policia zbuloi trupin e pajetë të lidhur në një pishë në Voskopojë, fillimisht ngjarjen e rregjistroi për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Fillimisht hetimet e kryera nuk sollën produktivitet duke çuar prokurorinë të kërkonte pushimin e ndjekjes penale. Por gjyqtari i Korçës, Arben Lena, vendosi të kthejë dosjen për rihetim duke detyruar prokurorinë të orientonte hetimin në akuzën e “Vrasjes me dashje”.

Mirëpo pas 7 viteve hetime dhe një seri aktesh ekspertimi, rezultoi se Antonio Karafili, është vrarë nga Rexhep Vathi dhe e dashura e tij, Kejsi Spaillari. Pas vrasjes të dy së bashku e kanë lidhur trupin në pemë, për të krijuar përshpypjen se Antonio, ishte vetëvarur. Por një detaj i vetëm ndryshoi rrjedhën e ngjarjes, pasi në momentin e konstatimit të trupit të pajetë nga policia, Antonio Karafili, është gjendur me këmbë në tokë dhe jo i varur plotësisht në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.

Viktima Antonio Karafili nuk kishte në duar apo në thonjtë asnjë përmbajtje të lëvoreve të pishës, detaj që bindi prokurorinë se ai viktima nuk kishte hipur në pemë vetëm për të lidhur çarçafin me të cilin është vetëvarur. Sipas dosjes hetimore, personi që e ka parë për herë të fundit në jetë Antonion, në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, në atë kohë 17 vjeç nga Korça. Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”. Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë. Prindërit e viktimës që në fillim, kanë dyshuar se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë. Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër./ Ora News

Nga Kategoria

Ngjarjet në mbledhjen e Kryesisë: Gjekmarkaj i propozon dorëheqjen Berishës nga posti i nënkryetarit të PD-së
Kryesore

Anëtari i Kryesisë së PD zbardh detajet nga mbledhja e fshehtë: Gjekmarkaj kërkoi dorëheqje, dhe ftoi për ikje edhe Noka e Bardhi.

13 Dhjetor, 2025
Ekstra

Kiara Tito “rikthehet” në produksionin e Big Brother VIP Albania

13 Dhjetor, 2025
Sulmi i Rusisë ndaj rrjetit energjetik, një milion familje në Ukrainë pa energji elektrike
Kryesore

Sulmi i Rusisë ndaj rrjetit energjetik, një milion familje në Ukrainë pa energji elektrike

13 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vlerësimet e lojtarëve të Arsenalit ndaj Wolves: Më pati fat! DY gola të shënuar në portën e vet i japin fitores dramatike Gunners mbi ekipin e vështirë të Premier League, ndërsa Viktor Gyokeres përsëri nuk arrin të shënojë.

13 Dhjetor, 2025
Drama e fundit: Dy autogola ndihmojnë Arsenalin të shmangë turpin

Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Wolverhampton me rezultatin 2-1 vetëm në minutat e fundit.

Drama e fundit: Dy autogola ndihmojnë Arsenalin të shmangë turpin Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Wolverhampton me rezultatin 2-1 vetëm në minutat e fundit.

13 Dhjetor, 2025
Ngjarjet në mbledhjen e Kryesisë: Gjekmarkaj i propozon dorëheqjen Berishës nga posti i nënkryetarit të PD-së

Anëtari i Kryesisë së PD zbardh detajet nga mbledhja e fshehtë: Gjekmarkaj kërkoi dorëheqje, dhe ftoi për ikje edhe Noka e Bardhi.

13 Dhjetor, 2025

Kiara Tito “rikthehet” në produksionin e Big Brother VIP Albania

13 Dhjetor, 2025
Sulmi i Rusisë ndaj rrjetit energjetik, një milion familje në Ukrainë pa energji elektrike

Sulmi i Rusisë ndaj rrjetit energjetik, një milion familje në Ukrainë pa energji elektrike

13 Dhjetor, 2025
"Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbajmë me makinë 100 mijë euro?" Ahmetaj-Nokës: Salianji po grumbullon mbështetje, a ke si t'i dhe Flamur?!

“Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbajmë me makinë 100 mijë euro?” Ahmetaj-Nokës: Salianji po grumbullon mbështetje, a ke si t’i dhe Flamur?!

13 Dhjetor, 2025

Noizy i rikthehet pasionit të vjetër, fotografohet i “larë në gjak” krah kampionit shqiptar të boksit

13 Dhjetor, 2025
Trump kërcënon hakmarrje: SHBA do të sulmojë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

Trump kërcënon hakmarrje: SHBA do të sulmojë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

13 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.