• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 27 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gazetari Elton Qyno fiton betejën ligjore me SPAK, sekuestrimi i pajisjeve i padrejtë

22 Prill, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot një vendim në favor të gazetarit Elton Qyno, duke pranuar ankimimin e tij kundër vendimeve të marra nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Qyno kishte kundërshtuar sekuestrimin e pajisjeve të tij elektronike, kontrollin e banesës dhe atë personal, të ndërmarra në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme për publikimin e të dhënave të klasifikuara nga hetimet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në padinë e paraqitur, gazetari kërkoi shfuqizimin e vendimeve përkatëse, duke argumentuar se ato cenonin liritë dhe të drejtat e tij themelore.

Elton Qyno u mbajt për rreth 11 orë në ambientet e SPAK më 14 dhjetor, kohë gjatë së cilës, me urdhër të GJKKO-së, iu sekuestruan dy telefona dhe iu bë kontroll në banesë. Gjatë marrjes në pyetje, ai u pyet mbi burimin e informacioneve të publikuara në media lidhur me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, informacionet e publikuara përputheshin me komunikimet e Dumanit në aplikacionin “Sky”, dhe për këtë arsye, gazetarit iu kërkua të shpjegonte se si kishte përfituar të dhëna që konsideroheshin pjesë e akteve hetimore.

Lexo edhe:

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

Qyno po hetohet për dy vepra penale: “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Në mbrojtjen e tij, ai ka kërkuar që të asgjësohen të gjitha materialet e marra nga telefonat dhe kompjuterat e tij nga ana e SPAK.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Sot në datën 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe të dhënave kompjuterike.

Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake të kërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë. Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Për sa i takon themelit të çështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së. Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit. E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.

Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit. Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik. Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale. Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit. Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë).

Po kështu, Gjykata vendosi edhe pranimin e kërkesës për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara. Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private Gjykata vlerësoi të mos ndalej, për sa kohë ajo gjeti shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme.

Nga Kategoria

Kryesore

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mbappé shkëlqen me tripletë, Real Madridi i Mourinhos mposht Real Sociedad

26 Gusht, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 Gusht, 2026

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

26 Gusht, 2026

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, diskutohen emra për President

26 Gusht, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Kurti e Abdixhiku takohen në përpjekje për një marrëveshje për presidentin

26 Gusht, 2026

U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me makinë bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim

26 Gusht, 2026

Arrestohet Ergys Agasi, i shumëkërkuari i SPAK

26 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.