• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 7 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Shitjet e Tesla bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

19 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka e automjeteve elektrike ka përjetuar një rritje të shitjeve në Ukrainë. Konkurrenca e shtuar nga prodhuesit kinezë të makinave elektrike, që kanë kosto më të ulët, ka bërë që çmimet e Tesla-s të jenë më të përballueshme për disa konsumatorë ukrainas.

Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Ukrainës, kërkesa për automjete elektrike ishte në rritje në shkurt dhe mars, me Tesla-n që kryesonte në shitjen e makinave të përdorura elektrike. Në një autosallon në Kiev, Anatoliy Trepak, një blerës i ri i një makine Tesla, tha se ende po mësohet të ngasë makinën e tij të re.

“Është një hap i madh nga një Skoda Superb, por pikërisht këtë doja”, tha ai. Trepak, një shofer taksie ukrainas, tha se e kishte blerë Tesla-n e përdorur për vetëm 18.000 dollarë – një rënie dramatike në çmim krahasuar me vitet e kaluara.

Lexo edhe:

Cili chatbot i AI jep më shumë informacione të rreme? Studimi: 1 në 3 përgjigje është e pasaktë  

Aktivizohet sistemi i alarmit emergjent në Britani, miliona telefona celularë marrin mesazhin paralajmërues

“Dy ose tre vjet më parë, asnjë Tesla [e përdorur] nuk shitej për më pak se 40.000 dollarë. Tani mund të blesh një makinë të mirë për 20.000 dollarë”, tha Bohdan, një shitës lokal makinash në atë autosallon.

“Pengesa për të hyrë në treg është ulur dhe më shumë njerëz tani mund ta përballojnë”, shtoi ai.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, makinat e kompanisë Tesla janë vandalizuar për shkak të reagimeve ndaj rolit të pronarit të kompanisë, Elon Musk, në politikën amerikane. Në autosallonin në Kiev, Bohdan qëndronte pranë një muri të mbuluar me foto të makinave Tesla, që ishin shitur aty. Pranë fotove, në qoshe ishte vendosur një karton me pamjen e Muskut, i kthyer nga muri, që “ai të mendojë për sjelljen e tij, për postimet në X dhe për gjithçka tjetër”, tha Bohdan.

Shitësi i makinave në Kiev tha se disa pronarë tani duan t’i shesin Tesla-t e tyre, por të tjerë nuk duken të gatshëm për ta bërë një hap të tillë. Disa kanë nisur të vendosin letra ngjitëse, me përmbajtje humoristike, në bagazhet e makinave. Në një prej tyre shkruante: “E bleva këtë Tesla para se Eloni të çmendej”.

Por, pronari i një makine Tesla-s, Trepak, tha se nuk e lidh më Muskun me kompaninë Tesla.

“[Musk] bëri një punë të mirë duke krijuar makinën dhe kompaninë, dhe për këtë e falënderoj, por për asgjë tjetër”, tha ai.

“Ai nuk po sillet si një njeri i denjë. Duhej të kishte mbajtur mendimet e tij për vete”./REL

Nga Kategoria

Bota

Cili chatbot i AI jep më shumë informacione të rreme? Studimi: 1 në 3 përgjigje është e pasaktë  

7 Shtator, 2025
Bota

Aktivizohet sistemi i alarmit emergjent në Britani, miliona telefona celularë marrin mesazhin paralajmërues

7 Shtator, 2025
Bota

Nga fëmijët e uritur në Gaza te shqiptari hero në Greqi, BBC publikon fotot më ikonike të 2025

7 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Barcelona e sheh Harry Kanin si “opsionin ideal” me një çmim të përballueshëm, ndërsa po shqyrton një sulm për transferim në Bayernin e Mynihut për vitin 2026.

7 Shtator, 2025
“Jam shumë e lumtur, kjo…”/ Loredana shpërthen për ndjenjat e saj dhe nëse ka dikë të veçantë në jetën e saj.

“Jam shumë e lumtur, kjo…”/ Loredana shpërthen për ndjenjat e saj dhe nëse ka dikë të veçantë në jetën e saj.

7 Shtator, 2025

Anglia e harruar në Birmingham? Tom Brady dhe Blues po lidhin emrin e ish-yllit të Arsenalit dhe Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain, për një transferim të lirë.

7 Shtator, 2025
Policia arreston “shoferin fantazmë” pas një periudhe arratisjeje, i cili lëviste me makinë garash në autostradë.

Policia arreston “shoferin fantazmë” pas një periudhe arratisjeje, i cili lëviste me makinë garash në autostradë.

7 Shtator, 2025

Alexi Lalas shpërthen: “Pse po i paguajmë 6 milion $ Pochettinos?” – Kërkon shkarkimin e tij nga USMNT

7 Shtator, 2025

Lajm i mirë për emigrantët / Në Gjermani e kanë më të lehtë për të gjetur punë ata që …

7 Shtator, 2025

Andre Onana pranon të kalojë në Trabzonspor me huazim, portieri i Man Utd do të fitojë pothuajse DYFISHIN në Turqi

7 Shtator, 2025
Zyrtare: Një italian do të drejtojë Tiranën, ish-trajneri i kombëtares evropiane merr timonin e bardhebluve, bashkohet me të ish-ndihmësi i De Biasit në Shqipëri.

Zyrtare: Trajneri italian merr drejtimin e Tiranës, bashkohet me ish-ndihmësin e De Biasit

7 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.