TIRANË- Vendi është tronditur mbrëmjen e djeshme nga dy atentate mafioze. Në Lezhë, autorë të maskuar ekzekutuan me armë zjarri Gjovalin Prendin, 65-vjeç, bababi i Sidorel Prendit të njohur më shumë si Roan Brahimi. Në kryeqytet në zonën e Lundrës, tre të rinj dhe shoferi i tyre, u plagosën pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash automjetin e tyre tip “G-Class”.
Dyshohet se pikërisht lloji i makinës së të rinjve i lidh dy atentatet mafioze me njëri-tjetrin.
Autorët e plagosjes në Tiranë ka dyshime se kanë ngatërruar makinën e tre të plagosurve në Lundër me automjetin e gruas së Roan Brahimit. Edhe ajo lëvizte me makinë tip “G-Class”.