• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 21 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Përgjimet, emri surprizë/ Ja kë kërkon Veliaj t’i shkojë në burg. Ish-ministër i LSI-së

4 Prill, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo që po konstatohet nga përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është tronditëse.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjithçka që kemi pasqyruar deri më tani, që do të vijojë deri në publikimin e plotë të përgjimeve ndaj Veliajt, tregon se si media, deputetë, gazetarë, televizione janë në shërbim të Veliajt për sulmet e ashpra ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve pas arrestimit të tij.

Në materialet e siguruara nga CNA, rezulton se kryebashkiaku kërkonte me ngulm një ushtrim presioni dhe një fushatë mediatike të përditshme, pasi vendimi që pritej të merrej në Apelin e GJKKO-së ishte mjaft i rëndësishëm dhe vendimtar për lirinë e tij, pasi nga ajo seancë varej nëse Veliaj do të dilte nga burgu apo do të vazhdonte të qëndronte në qeli.

Lexo edhe:

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi në administrative të transmetohet LIVE

Kryeministri Rama viziton Athinën ditën e sotme, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit! Po planifikohet edhe një takim ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis

Pamë se si Veliaj kishte urdhëruar që miqtë e tij deputetë të ushtronin presion ndaj institucioneve të drejtësisë, KLP-së dhe ILD-së.

Tani është momenti për të zbuluar një tjetër detaj, se cilët janë emrat surprizë që dalin në përgjime që duket se janë të preferuarit e Veliajt për t’i takuar në burg.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, në faqen 76 në komunikimet e datës 3 mars 2025, Veliaj në një bisedë me Ajola Xoxën, por që më pas ndërhyn vëllai i tij, Arbër Veliaj, i kërkon këtij të fundit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, (që dyshohet të jetë Sara Goxhaj) çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. Veliaj u thotë se ka porosi për të dhënë.

“Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyn Arbri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e të cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erioni i thotë nëse po merren me ‘gjërat’ apo e kanë harruar fare. Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që të merret me median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t’i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Të lëmë mënjanë emrat e tjerë, si Gogu, Mero apo Sara që qartazi janë përkrahës të Veliajt, por emri surprizë, le ta quajmë kështu, është Ylli Manjani, i cili është shfaqur krah opozitës, por duket se ka ndryshuar kahun 180 gradë.

Manjani prej kohësh ka ndryshuar kahun.

Duket se pasi i ka kërkuar kreut të PD-së, Sali Berisha, një vend të sigurt për listat në zgjedhjet e 11 majit dhe kreu i opozitës e ka refuzuar Manjani ka ndryshuar 180 gradë qëndrimin e tij.

Kujtojmë se CNA ka raportuar më herët se Manjani kishte zbutur tonet ndaj kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt.

Manjani kishte filluar tashmë e këshillonte kryeministrin Rama dhe janë në një linjë të njëjtë në lidhje me arrestimet dhe SPAK-un për faktin se pse ka masa kaq të forta represive.

CNA gjithashtu raportoi dhe për një ofertë që Rama i ka bërë Ylli Manjanit, ofertë e cila është shqyrtuar prej tij e më shumë sesa refuzim duket se Manjani nuk plotëson kriteret ligjore.

Oferta që Edi Rama i ka bërë Ylli Manjanit është ajo e marrjes së drejtimit të ILD-së, por avokati analist, i cili është edhe mbrojtësi ligjor i grupit kriminal të Pëllumb Gjokës, në fakt, nuk ka thënë as po, as jo, sepse problematika thelbësore e saj është mosplotësimi i kritereve nga ana e Manjanit.

Nga Kategoria

Kryesore

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi në administrative të transmetohet LIVE

21 Prill, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama viziton Athinën ditën e sotme, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit! Po planifikohet edhe një takim ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis

21 Prill, 2026
Aktualitet

Rriten fitimet nga qiratë, arritën në rreth 400 mln euro në 2025

20 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bashkia e Tiranës hap thirrjet për kreditë e buta, afati deri në 19 maj, si mund të aplikoni (DOKUMENTI)

21 Prill, 2026

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi në administrative të transmetohet LIVE

21 Prill, 2026

Vidhen eshtrat e një varri në Lushnje, hajdudët hapën tunel nëntokë

21 Prill, 2026

E pazakontë në Lushnjë, vidhen eshtrat e një personi të ndarë nga jeta para 17 vitesh

21 Prill, 2026

Shisnin kokainë nëpër qytet, goditet grupi kriminal në Berat, 3 të arrestuar dhe 1 në arrest shtëpie

21 Prill, 2026

SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, shtyhet seanca në GJKKO! Adriana Kalaja nuk shkon: Jam sëmurë

21 Prill, 2026

Anijet mbeten të bllokuara në Hormuz, Organizata Ndërkombëtare nis përgatitjet për evakuimin e tyre, Trump “ngrin” negociatat SHBA-Iran

21 Prill, 2026

Gjyqi për dosjen “Partizani”, avokati i Berishës dhe Malltezi shkojnë në GJKKO

21 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.