Nënkryetari i KMSH, Lauren Luli, tha se qasja e shqiptarëve ka ndryshuar vitet e fundit ndaj besimeve fetare. Sipas tij ishte frikë e ndroje e akoma më tepër të ishe praktikantë
“Sot gjen praktikantë në cdo cep të institucioneve të vendit tonë. Deri dje kishim një lloj tërheqje që besimeve i qaseshin individë të palexuar, që thjesht kanë rënë në problematika të tyre dhe kanë gjetur strehë, sot janë njerëz të lexuar që nuk janë futur në besim për hir të një përfitimi apo janë afruar qorrazi. Pikërisht ky informacion nëse është marrë në rrugën e drejtë të con në praktikën e besimit”, tha nënkryetari i KMSH, Lauren Luli.
Duhet të mbështetet në informacion, dije e shkencë që të ecësh përpara, shtoi ai.











