Është zbardhur identiteti i vajzës, e cila është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras në Shkodër.
Bëhet fjalë për Eria Agon, një emër i njohur për drejtësinë, teksa në atë kohë, dyshohet se ka qenë e dashura e Safet Bajrit (Rustemit), i cili është një prej të akuzuarve në atë ngjarje.

Sipas dosjes hetimore, ajo dyshohet se ka patur rolin e drejtueses së automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët e Licit drejt Shkodrës ditën e vrasjes.
Eria Ago është arrestuar që më 26 Shkurt, teksa ka dëshmuar edhe në SPAK, teksa aktualisht ndodhet në burgun e Pojskën në Pogradec. Ndaj saj rëndon akua për veprën penale të krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Eria Ago prej vitesh ishte kthyer në një “biznesmene”, pasi ishte pronare e një butiku rrobash, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën “Myslim Shyri”.
Emri i saj doli në dritë, kur Policia goditi një rrjet prostitucion në vitin 2020 dhe nga aksioni i së cilës përfundoi në burg Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Nga përgjimet e kryera nga autoritetet, rezultoi në atë kohë se ish-miss Albania Eria Ago kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.

Biseda e përgjuar nga Prokuroria:
Zogu: Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë
Anjeza: Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?
Zogu: Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar
Anjeza: Ça bëhet mo?
Zogu: Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput
Anjeza: Po si të gjithë
Zogu: Si të gjithë, çfarë do bëjmë?
Anjeza: Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin
Zogu: E di, po po.
Anjeza: Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…
Zogu: Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej
Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall
Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë…
Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje theksonte se nuk kishte nevojë për para!

Pas kësaj ngjarje, emri i Eria Agos u zhduk nga mediat dhe vëmendja e publikut, por la pas një sërë intervistash kur e paraqiste veten si balerinë, më pas si modele në shume sfilata mode, gjithashtu dhe figurante nëpër klipe të ndryshme muzikore. Madje kishte përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Tourism Queen 2013”. Në një nga intervistat që kishte dhënë atë kohë fliste dhe për dashurinë.


