• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Tronditet Ilir Meta, dorëheqje e madhe pak para zgjedhjeve

12 Mars, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 14 vitesh angazhim në Partinë e Lirisë (ish-LSI), Esmeralda Demiraj ka njoftuar dorëheqjen e saj nga të gjitha funksionet që mbante në parti.

Përmes një deklarate publike, ajo theksoi se largimi ishte një vendim i menduar mirë, i diktuar nga nevoja për të kërkuar një mjedis ku vlerësimi dhe meritokracia janë parime udhëheqëse.

Demiraj, e cila ka mbajtur disa pozita kyçe brenda partisë, përfshirë atë të kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe anëtares së Kryesisë Ekzekutive, shprehu mirënjohjen për mbështetësit e saj ndër vite.

Lexo edhe:

Nard Ndoka për SPAK-un: Paraburgos njerëz pa prova, s’të falin ata

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

Ajo la të hapur mundësinë për një angazhim të ri në të ardhmen, duke deklaruar se misioni i saj për një Shqipëri më të drejtë nuk ka përfunduar.

Postimi

Të nderuar miq, mbështetës dhe simpatizantë që më keni shoqëruar në shumë beteja e sfida elektorale që prej anëtarësimit tim dhe angazhimit të hershëm në ish-LSI dhe Partinë e Lirisë sot,
Ndjej detyrimin moral të ndaj sot me ju vendimmarrjen time për dorëheqjen nga kjo parti, duke hequr dorë nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot, si:
1. Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë,
2. Anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive,
3. Anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar,
4. Nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës,
5. E deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Gjatë 14 viteve të mia në parti, kam pasur privilegjin të kontribuoj në disa pozita kyçe dhe në fushata të ndryshme elektorale për zgjedhjet parlamentare (kandidate në vitin 2021) dhe zgjedhjet lokale (kandidate në vitin 2023). Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri.
Si profesioniste e ligjit, kam mundur të jem një zë i fortë, veçanërisht për të drejtat e grave dhe vajzave, duke mbrojtur mundësitë dhe kushtet që duhet t’u ofrojmë atyre për t’u dhënë vendin dhe mbrojtjen që u takon në familje, shoqëri e kudo.
Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme.
Ndjej se puna dhe kontributi në parti i secilit prej nesh duhet njohur dhe vlerësuar në mënyrën e duhur. Pasi kam pasur mundësi të reflektoj dhe analizoj, kam marrë vendimin se është koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës.
Duke ju falenderuar nga zemra, me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju garantoj se misioni ynë i përbashkët nuk ka mbaruar. Unë kurrë nuk do të resht së besuari në vlerat dhe parimet që duhet të jenë pjesë e pandashme e politikës në vendin tonë. Kurrë nuk do të resht së besuari se e ardhmja i përket guximtarëve dhe vetëm shqiptarëve

Nga Kategoria

Lajme

Nard Ndoka për SPAK-un: Paraburgos njerëz pa prova, s’të falin ata

17 Shtator, 2025
Politikë

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

17 Shtator, 2025
Bota

Obama ngre alarmin: Vrasja e Charlie Kirk ka futur vendin në rrezik

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Temperatura deri në 33 gradë, moti për sot

18 Shtator, 2025
Diella në Facebook: Shërbimi im për ju do të vijojë pa ndërprerje.

Diella në Facebook: Shërbimi im për ju do të vijojë pa ndërprerje.

18 Shtator, 2025

Russell Martin paralajmëron për një zëvendësim ‘të dukshëm’ nga legjenda e Rangers, ndërsa Sean Dyche konsiderohet për të marrë drejtimin e menaxherit në vështirësi të Ibrox.

18 Shtator, 2025

Horoskopi për sot, lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 Shtator, 2025

Protestuesit në Britani shpikin ide të reja me produktet dhe pllakat për Trump dhe Epstein Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, u pritën ngrohtësisht në aeroportin Stansted të Londrës për vizitën e tyre të dytë shtetërore, por për shumë nuk është arsye për festë…

18 Shtator, 2025
Takimi mes Starmer dhe Trump në Londër: Diplomaci, interesa të përbashkëta dhe një lojë politike e rrezikshme

Takimi mes Starmer dhe Trump në Londër: Diplomaci, interesa të përbashkëta dhe një lojë politike e rrezikshme

18 Shtator, 2025

“Si duket, ne nuk jemi!” – Pep Guardiola thotë se Man City konsiderohet si një ekip i papritur në Ligën e Kampionëve.

18 Shtator, 2025

Video. Trump pritet në Kështjellën Windsor me gjithë pompën mbretërore

18 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.