• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Showbiz

Kurrë s’kam marrë 1 përqafim, 1 të dua/ Rizarta përlotet teksa rrëfen për prindërit

11 Mars, 2025
tek Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Rizarta ka përlotur me historinë e rrëfyer në linjën e jetës, në të cilën ka folur për raportin e vështirë me të atin. Blogerja u shpreh se familja e saj është nga ato familje që nuk di ta shpreh dashurinë. “Kurrë nuk e kam marrë një përqafim, një fjalë motivuese, një të dua. Nuk kam lirinë që ta përqafoj babin tim sa herë të dua”, tha Rizarta, duke shtuar se babai i saj është aq i ftohtë, saqë nuk ka pasur ndonjëherë ndihmë nga ai, madje as për të bërë detyrat.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pavarësisht vështirësive që ka ndjerë, banorja tha se i ka falur prindërit pasi e di që janë sjellë ftohtë me të jo sepse kanë dashur, por sepse aq kanë ditur. “Mendoj se prindrit e mi nuk kanë ditur të prindërojnë. Unë nuk ua vë këtë në kurrizin e tyre”- u shpreh ndër të tjera banorja.

“Gjithçka që bëj unë, e bëj për Rizartën e vogël. Ajo ka qenë gjithmonë me pasiguri, nuk ka pasur pikë dashurie për veten. Ndjehem vetëm shpesh… nuk di si të bëj ndryshe. Ndihem e pavlerërsuar, e pamjaftueshme në atë që bëj gjithmonë. Si fëmijë jam ndjerë gjithmonë e braktisur. Është gjëja më e tmerrshme në botë të ndihesh vetëm nga dashuria prindërore dhe ata të jenë aty të paaftë për të ta dhënë. Në qoftë se nuk do të kishte qenë motra, nuk do ta përballoja dot të gjithë këtë braktisjen që kisha ndjerë. Ajo më ka blerë fustanin e minimaturës sepse babi më tha që jo, s’mund ta merrte dot. E di që atë e kam gjithmonë mbështetje për çfardolloj gjëje. I them që e dua shumë dhe është njeriu më i rëndësishëm në jetën time.

Lexo edhe:

Arnoldi ngre dyshime: ‘Nëse vjen, e pranojmë’ – A është Katerina nga ‘Për’puthen’ shtatzënë?

Denisa Bajramaj, bashkëshortja e Kozakut, pas aksidentit: I përballova frikën më të madhe për jetën e foshnjës sime.

E veçanta e marrëdhënies tonë është se duhemi aq shumë, por nuk dimë ta shprehim. Nuk jemi rritur në një familje që flet çdo ditë me prindrit. Kurrë nuk e kam marrë një përqafim, një fjalë motivuese, një të dua. Nuk kam lirinë që ta përqafoj babin tim sa herë të dua. Babi është shumë i ftohtë, nuk kam pasur ndonjëherë ndihmë nga ai. Edhe kur isha e vogël dhe bëja detyrat, nuk e merrja guximin t’i kërkoja ndihmë sepse e dija përgjigjen. Do të ishte kritikë sepse ai nuk kishte nerva të më ndihmonte. Gjithmonë kam menduar se nuk më donte, sikur ka pasur një mllef apo urrejtje të fshehtë ndaj meje dhe e kam vuajtur shumë këtë kur isha e vogël. Nuk doja veten. Ka pasur edhe ditë kur unë shtrihesha në krevat dhe thoja që do shtrihem si e vdekur, do pretendoj se nuk jam dhe do të shoh reagimin e tyre. Askush nuk ka reaguar. Kanë këtë që ankohen shumë dhe të gjithë mllefin, trishtimin dhe vuajtjet që kanë kaluar të ti bëjnë ty barrë. Dhe më dhemb, më dhemb në qoftë se do t’i rëndoja unë. Nuk kam marrë ndonjëherë ndonjë bravo apo të lumtë. Më kanë thënë gjithmonë se çfarëdolloj gjëje që bën, e bën për vete jo për ne. Nuk e di çfarë duhet që ta bëj krenare. Ndoshta babi gjithmonë si shtylla e shtëpisë i ka pasur barrë këto problemet financiare. Ka pasur raste kur është diskutuar edhe sasia e shampos që përdorej për flokët. Janë diskutuar shumë gjëra që mund të duken absurde, përfshi edhe idenë që unë duhet të pres flokët për të mos harxhuar shumë shampo.

Mami më vjen dhe më puth gjithmonë, por babi jo. Babin e kam përqafuar vetëm një herë në jetë, ka qenë dita kur unë u shpërngula në Tiranë. Përqafova mamin, motrën edhe babin. Por vetëm atëherë. Doja ti thoja që më ka munguar gjithë jetën ai përqafimi. Dua ti them fjalët më bazike që i thotë një fëmijë një prindi. Ndonjëherë janë aq të huaj saqë nuk i them dot. Unë nuk i gjykoj, nuk i gjykoj dhe madje i kam falur. Sado që ata nuk më kërkojnë falje, unë i kam falur sepse aq dinë. Ajo është mënyra si janë rritur dhe nuk e ndryshojnë dot mentalitetin e tyre. Unë nuk e kam forcën t’ua ndryshoj. Nuk e kanë bërë sepse nuk donin ta bënin, por sepse nuk dinin ta bënin. Mendoj se prindrit e mi nuk kanë ditur të prindërojnë. Unë nuk ua vë këtë në kurrizin e tyre. E di që ata kanë vuajtjet dhe stresin e tyre që nga fëmijëria. Babi unë e kuptoj pse ke vepruar ashtu sikurse ke vepruar dhe të fal. Të dua shumë, gjithmonë kam dashur që të të bëj krenare dhe të të reduktoj sa më shumë strese dhe halle. Ndihem më e çliruar, më frikacake”- tha Rizarta në rrëfimin e saj./BBVA

Nga Kategoria

Arnoldi ngre dyshime: ‘Nëse vjen, e pranojmë’ – A është Katerina nga ‘Për’puthen’ shtatzënë?
Showbiz

Arnoldi ngre dyshime: ‘Nëse vjen, e pranojmë’ – A është Katerina nga ‘Për’puthen’ shtatzënë?

14 Dhjetor, 2025
Denisa Bajramaj, bashkëshortja e Kozakut, pas aksidentit: I përballova frikën më të madhe për jetën e foshnjës sime.
Showbiz

Denisa Bajramaj, bashkëshortja e Kozakut, pas aksidentit: I përballova frikën më të madhe për jetën e foshnjës sime.

14 Dhjetor, 2025
Beef të papritur në shtëpinë e BBVK: unazë dhe puthje për Dolcen
Showbiz

Beef të papritur në shtëpinë e BBVK: unazë dhe puthje për Dolcen

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

11 të plagosur si rezultat i sulmeve ruse gjatë ditës në Zaporizhzhia dhe Sumy Moska ka nisur sulme gjatë ditës duke synuar disa zona në Zaporizhzhia dhe Sumy, duke lënduar të paktën 11 persona. Këto sulme ndodhin në momentin që Zelenskyy takohet me përfaqësuesit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Berlin, ndërsa Washingtoni intensifikon përpjekjet për të përfunduar luftën në Ukrainë.

14 Dhjetor, 2025
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite shkakton tronditje në Spanjë me ofertën prej 10 miliard euro për blerjen e Barcelonës.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite shkakton tronditje në Spanjë me ofertën prej 10 miliard euro për blerjen e Barcelonës.

14 Dhjetor, 2025

Bardhi pas deklaratave të Ramës për Ballukun: Precedent unik në botë

14 Dhjetor, 2025
Arnoldi ngre dyshime: ‘Nëse vjen, e pranojmë’ – A është Katerina nga ‘Për’puthen’ shtatzënë?

Arnoldi ngre dyshime: ‘Nëse vjen, e pranojmë’ – A është Katerina nga ‘Për’puthen’ shtatzënë?

14 Dhjetor, 2025
Fermerët nga Baldushku kultivojnë gjelin e detit duke dëgjuar muzikë popullore

Fermerët nga Baldushku kultivojnë gjelin e detit duke dëgjuar muzikë popullore

14 Dhjetor, 2025

Hyri ilegalisht në Itali dhe ngriti bazë trafiku kokaine në bodrumin e lokalit, arrestohet shqiptari

14 Dhjetor, 2025
“Helmi” në Elbasan: Si përpunoheshin mbetjet në mënyrë të paligjshme, mes të arrestuarve edhe një funksionar i bashkisë

“Helmi” në Elbasan: Si përpunoheshin mbetjet në mënyrë të paligjshme, mes të arrestuarve edhe një funksionar i bashkisë

14 Dhjetor, 2025
Reagime të ndryshme për këngën e Edona Llalloshit dedikuar Albin Kurtit

Reagime të ndryshme për këngën e Edona Llalloshit dedikuar Albin Kurtit

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.