Rreth mesnatës ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një objekti (punishte sallamerie), pranë ish- magazinave te grumbullimit në Fushë-Krujë.
Objekti është në pronësi të Dorjan Miri. Kjo fabrikë, e cila ishte shënjestër e sulmit, është në funksion prej 30 vitesh dhe janë të punësuar të afërm nga kjo familje.
Pronari është marrë në pyetje për ngjarjen, ndërsa ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd.









