Edhe pse Robert Lewandowski po përjeton një super sezon te Barcelona, drejtuesit e klubit katalanas prek kohësh kanë nisur punën për të sjellë në “Camp Nou” një sulmues me cilësi si ato të polakut.
Bordi i Barcelonës beson se suedezi i Newcastle, Alexander Isak, përshtatet në mënyrë të përkryer me profilin e sulmuesit që ata po kërkojnë për të ardhmen. Aftësia e tij për të shënuar gola, lëvizshmëria dhe teknika e kanë bërë atë një nga yjet e mëdhenj të Premier League dhe mosha e tij e re, 25 vjeç, e tij e bën atë një të jetë bast tërheqës për katalanasit për një periudhë afatgjatë.
Raportimet e mediave spanjolle tregojnë se Barcelona po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për t’ia paraqitur Newcastle-it në përpjekje për të arritur marrëveshjen. Megjithatë, klubi anglez nuk është i gatshëm të ndahet me sulmuesin e tyre kaq lehtë. Klubi i Premier League, i vetëdijshëm për vlerën e Isak në treg, e ka vendosur çmimin e tij më të lartë se sa shifra që ka në mendje Barça, gjë që mund të komplikojë negociatat. “Qymyrxhinjtë” janë të gatshëm të lënë të lirë suedezin për një shifër rreth 150 milionë euro.
Për Barcelonën, transferimi i një sulmuesi të besueshëm është një prioritet për të ardhmen, pasi Lewandowski, pavarësisht nivelit të lartë këtë sezon, është në fazën e fundit të karrierës së tij. Opsioni i Isak është bindës për bordin, megjithëse operacioni nuk do të jetë i lehtë.
Barcelona do të duhet të vendosë nëse do të rrisë ofertën e saj apo do të kërkojë alternativa në treg për të forcuar sulmin e saj.