• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Ndërron jetë shkencëtari shqiptar, Bashkim Mal Lushaj

27 Shkurt, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

EMRAT/ Tensionet dje para Kryeministrisë, 14 protestues të arrestuar

Për 5 muaj shtrenjtimi i naftës u kushtoi shqiptarëve 80 milionë euro më shumë, qeveria asnjë masë lehtësuese

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta Prof. Dr. MSc. Eng. Ecc. Bashkim Lushaj, një nga personalitetet e shquara të shkencës shqiptare në fushën e pyjeve, bujqësisë dhe mjedisit.Ai ishte autor i disa librave dhe artikujve akademikë në gjuhën shqipe dhe të huaja, si dhe një studiues me specializime në Japoni, Itali, Gjermani, Francë, SHBA, Austri, Suedi e Greqi.Për kontributin e tij të vyer, u dekorua disa herë nga Kuvendi i Shqipërisë.Jeta dhe veprimtariaBashkim Lushaj lindi më 28 mars 1957 në Tropojë. Pas përfundimit të gjimnazit “Asim Vokshi” në Bajram Curri, ai ndoqi studimet në Fakultetin e Pyjeve në Tiranë, ku u diplomua si inxhinier pyjesh në vitin 1981.Karrierën e tij e nisi në Tropojë si drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore dhe kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Përpunimit të Drurit.Për shkak të aftësive dhe kontributit të tij, ai u emërua Shef Departamenti në Ministrinë e Bujqësisë, Drejtor i Institutit të Pyjeve dhe Kullotave të Shqipërisë, Kryetar i Agjencisë së Mjedisit dhe Zëvendësdrejtor i Institutit të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Tiranë.Nga viti 1995 deri në 2007, ai ishte pedagog në Fakultetin e Shkencave Pyjore, ku dha lëndë si Fitopatologjia dhe Entomologjia Pyjore. Nga viti 2008 deri në 2015, ai ishte zëvendësdrejtor dhe udhëheqës shkencor në Departamentin e Teknologjive të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 2013-2015 drejtoi Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.Gjatë karrierës së tij, ai ka zbatuar rreth 250 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, ka botuar dhjetëra artikuj mbi pyjet, mbrojtjen e tyre, mjedisin, ujërat dhe energjinë e rinovueshme.Ai ishte pjesëmarrës dhe prezantues në shumë konferenca dhe seminare brenda dhe jashtë vendit, si dhe anëtar aktiv në forume dhe organizata joqeveritare në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht.Prof. Lushaj mbrojti dy herë graden “Master” në shkencat bujqësore në Itali dhe në shkencat pyjore në SHBA. Ai gjithashtu mbrojti dy herë graden “Doktor i Shkencave”, njëherë në Shqipëri për shkencat pyjore dhe njëherë në SHBA për shkencat mjedisore pyjore, ndërsa titullin akademik “Profesor” e mori në Tiranë.Gjatë karrierës së tij, ai bashkëpunoi me institucione kërkimore dhe akademike në vende si Italia, Japonia, Gjermania, SHBA, Suedia, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Maqedonia, Hungaria, Kosova e shumë vende të tjera. Ai zotëronte gjashtë gjuhë të huaja: italisht, anglisht, japonisht, frëngjisht, spanjisht dhe rusisht.Aktiviteti i tij shtrihej në organizata profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa prezantimet e tij shkencore kanë mbërritur deri në Australi, Brazil, Argjentinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut, Tanzani, Libi, Tajlandë e Pakistan.Ndarja e parakohshme nga jeta e Prof. Bashkim Lushajt është një humbje e madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe shkencën shqiptare. Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar dhe vlerat që la pas.I paharruar qoftë kujtimi i tij!

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga Kategoria

Kryesore

EMRAT/ Tensionet dje para Kryeministrisë, 14 protestues të arrestuar

2 Shtator, 2026
Kryesore

Për 5 muaj shtrenjtimi i naftës u kushtoi shqiptarëve 80 milionë euro më shumë, qeveria asnjë masë lehtësuese

2 Shtator, 2026
Ekstra

Horoskopi i sotëm: Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë të zodiakut?

2 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

EMRAT/ Tensionet dje para Kryeministrisë, 14 protestues të arrestuar

2 Shtator, 2026

Për 5 muaj shtrenjtimi i naftës u kushtoi shqiptarëve 80 milionë euro më shumë, qeveria asnjë masë lehtësuese

2 Shtator, 2026

Horoskopi i sotëm: Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë të zodiakut?

2 Shtator, 2026

Më pak bashki, Mazniku: Nuk do shkrihen, thjeshtë do bëhen bashkë si Gjermania e Madhe

1 Shtator, 2026

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohen disa qytetarë, mes tyre Dritan Goxhaj

1 Shtator, 2026

Tensionohet protesta në Tiranë! Qytetarët rrethojnë Ramën në zyrë, policia ndërhyn me forcë

1 Shtator, 2026

‘Shqiptarët vdisnin nga uria’. Reportazhi australian mbi komunizmin që ka nxitur reagim në rrjet

1 Shtator, 2026

Fshatrat e Shqipërisë bosh, Mazniku: Kjo po ndodh dhe në Europë, problem kudo

1 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.