• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Katër kandidatë në garën për kancelar/ REL: Gjermania mban sot zgjedhjet mes një krize në Europë

23 Shkurt, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermanët u janë drejtuar të dielën kutive të votimit, pas një fushate intensive që është dominuar nga situata ekonomike e Gjermanisë dhe sulmet vdekjeprurëse që e kanë kthyer migrimin në çështjen kryesore të sigurisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Friedrich Merz, lider konservator 69-vjeçar, konsiderohet figura që ka më së shumti shanse për t’u bërë kancelar i Gjermanisë, përmes këtij procesi zgjedhor që po vëzhgohet nga afër në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.Ai është zotuar për t’i zgjidhur shumicën e problemeve brenda katër vjetëve – sfidë e konsiderueshme për shtetin me ekonominë më të madhe në Evropë.

Nëse fitojnë Demokristianët e Merzit, ai do të duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti, dhe më së shumti shanse ka me Socialdemokratët e Olaf Scholzit, Qeveria e të cilit është shpërbërë në fund të vitit të kaluar.

Lexo edhe:

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

Në rast të fitores, Merz e ka bërë të qartë se nuk do të krijojë koalicion me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila pritet të renditet si forca e dytë me madhe politike, duke e lënë mbrapa edhe partinë e qendrës së majtë të Scholzit.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë, ndonëse miliona prej tyre veçse kanë votuar me postë. Sipas sondazheve, rreth 20 për qind e popullsisë është e pavendosur se për kë të votojë. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18:00 dhe rezultatet e para pritet të dihen në mbrëmje.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë rëndësi të madhe për Gjermaninë, pasi ky vend do të duhet të marrë vendime të mëdha si në shtëpi, ashtu edhe në skenën botërore. Merz zotohet për udhëheqje të pushtetshme në Evropë, ndonëse Berlini është nën presion për t’i liruar kufizimet për buxhet në ushtri.

Si ofruesja më e madhe e ndihmës ushtare për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara, Qeveria e re gjermane do të përballet edhe me udhëheqjen e re amerikane. Liderët politikë gjermanë janë tronditur nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili është takuar me kandidaten e AfD-së për kancelare, Alice Weidel, dhe i cili ka bërë thirrje për dhënie fund të tabusë që të mos bisedohet me të djathtën ekstreme.Kundër AfD-së është protestuar në disa qytete gjermane të shtunën. Kjo parti është rritur dukshëm në disa rajone lindore, po është duke u rritur edhe në pjesën perëndimore, sidomos tek audiencat e reja përmes platformës TikTok.

Kjo parti synon të largojë Gjermaninë nga BE-ja, t’i ndryshojë politikat për klimën, të ndërtojë centrale bërthamore, dhe të riparojë linjat e transportit të gazit dhe marrëdhëniet diplomatike me Rusinë./REL

Nga Kategoria

Bota

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026
Bota

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

21 Tetor, 2026
Bota

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.