Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, ka kërkuar që të ulet presioni mbi Jamal Musialën dhe lojtarit t’i jepet koha e nevojshme për t’u rikthyer në nivelin e tij më të mirë.
Në një intervistë për BILD, Dreesen foli pas rikthimit të Musialës në fushë të premten e kaluar ndaj Cologne, pas tetë javësh mungesë.
“Gjithçka që duhej thënë, është thënë. Tani duhet thjesht t’i japim kohë dhe ta lëmë të luajë. U gëzova shumë që u rikthye në fushë sipas planit. Tani shpresojmë që të arrijë sërish nivelin e mëparshëm”, deklaroi ai.
Sipas Dreesen, drejtori sportiv Max Eberl dhe trajneri Vincent Kompany kanë besim të plotë te mesfushori dhe klubi synon ta mbështesë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Debati rreth Musialës ishte intensifikuar pas deklaratave të Uli Hoeneß dhe Karl-Heinz Rummenigge për pagën dhe formën e tij aktuale, komente që sollën edhe kritika publike nga presidenti i FIFPRO, Sergio Marchi.











