• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Lëviznin me ‘Audi’ të blinduar e pistoleta nëpër Tiranë, pranga gardistit, dy ushtarakëve dhe djalit të Roland Shytit, i njohur si ‘Mustaqekuqi’ (EMRAT)

24 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

2 ushtarakë dhe një gardist janë vënë në pranga në Tiranë, bashkë me një person tjetër, pasi qarkullonin me makinë të blinduar dhe armë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë kontrollit të ‘Audit’ pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, policia ka gjetur një çantë të zezë në pjesën e pasme, brenda së cilës ndodhej një pistoletë. Arma u sekuestrua bashkë me një fenelinë policie që mendohet t’i përkiste Ilir Shytit, djalit të Roland Shytit, i njohur si ‘Mustaqekuqi’.

Gardistit 40-vjeçar Erion Rama iu gjet gjithashtu një pistoletë. Për këtë po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Lexo edhe:

Atentati dje në Fier/ Mori 3 plumba në trup, vdes në spital nipi i ‘Sel Çamit’, Jakup Hasani

Ulet vrulli i turizmit! Hotele përballen me kosto të mëdha dhe fitime minimale

Në pranga kanë rënë edhe dy ushtarakët, Leonard Murataj, 42 vjeç dhe Ernest Selmani, 46 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 4 shtetas, mes tyre 2 ushtarakë dhe një punonjës i Gardës së Republikës.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, gjatë kontrolleve të ushtruara pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, kanë konstatuar një automjet të markës “Audi”, me të cilin qarkullonin 4 shtetas.

Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të tij, u gjet një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i shtetasve E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, I. Sh., 28 vjeç, L. M., 42 vjeç, ushtarak, dhe E. S., 46 vjeç, ushtarak.

Arma e zjarrit e gjetur në automjet u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një fenelinë, si ato të policisë, që dyshohet se e mbante shtetasi I. Sh. Ndërsa, për armën e zjarrit që iu gjet gjatë kontrollit fizik punonjësit të Gardës së Republikës, po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të secilit shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Kryesore

Atentati dje në Fier/ Mori 3 plumba në trup, vdes në spital nipi i ‘Sel Çamit’, Jakup Hasani

24 Nëntor, 2026
Aktualitet

Ulet vrulli i turizmit! Hotele përballen me kosto të mëdha dhe fitime minimale

24 Nëntor, 2026
Aktualitet

Zbulohen degët që kanë zgjedhur për të studiuar më shumë ekselentët e Shqipërisë

23 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lëviznin me ‘Audi’ të blinduar e pistoleta nëpër Tiranë, pranga gardistit, dy ushtarakëve dhe djalit të Roland Shytit, i njohur si ‘Mustaqekuqi’ (EMRAT)

24 Nëntor, 2026

Atentati dje në Fier/ Mori 3 plumba në trup, vdes në spital nipi i ‘Sel Çamit’, Jakup Hasani

24 Nëntor, 2026

Ulet vrulli i turizmit! Hotele përballen me kosto të mëdha dhe fitime minimale

24 Nëntor, 2026

Zbulohen degët që kanë zgjedhur për të studiuar më shumë ekselentët e Shqipërisë

23 Nëntor, 2026

Milani bën ofertën e madhe për Endrick, 70 milionë euro për ta marrë që në janar

23 Nëntor, 2026

PSG paguan shtrenjtë dëmtimet, klubi përgatit milionat për merkaton e janarit

23 Nëntor, 2026

Danimarka ndalon celularët në shkolla nga vjeshta e vitit 2027, kufizimet përfshijnë edhe pushimet

23 Nëntor, 2026

Italia paralajmëron se lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet në Mesdhe pas sulmit ndaj anijes ruse në Libi

23 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.