• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Vrasja e “Sel Çamit”, bastiset banesa e ‘Ben Qimes’ në Fier!

23 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vrasjes së Selami Hasanit, i njohur edhe si Sel Çelami, policia po ushtron kontrolle në banesën e Arben Isufajt i njohur si “Ben Qimja”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një nga pistat që po hetohet nga policia për vrasjen, është ajo e hakamrrjes.

Selami Hasani rezulton të ketë qenë i dënuar me 25 vite burg pasi në vitin 2002 vrau nipin e Ben Qimes.

Lexo edhe:

‘Ishte duke punuar’, nëndrejtori i Policisë së Fierit tregon si u ekzekutua Sel Çami në oborrin e banesës! I plagosur nipi i tij (VIDEO)

“Iu hakërreve socialistëve në Asamble, i quajte ‘m…ër’”/ E përjashtoi nga forumet e PS, Ndreca i përgjigjet Ramës, paralajmëron: Nga sot nuk do hesht më!

Selami Hasani, i njohur në Fier me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Malit”, u ekzekutua mëngjesin e kësaj të hëne në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji”.

Ai u qëllua me armë zjarri teksa po punonte në murin rrethues të shtëpisë, ndërsa nga atentati mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakupi.

Selami Hasani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 25 mars 2002, në zonën e njohur si “Sheshi i Valutës” në Fier.

Gjatë një përplasjeje me armë zjarri mbetën të vrarë Julian Isufaj, nipi i Ben Qimes, dhe kambisti Esat Tare. Ndërsa Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj mbetën të plagosur, ky i fundit kalimtar i rastit.

Sipas dosjes hetimore, në ngjarje u përfshinë Selami Hasani dhe Pëllumb Yzeiraj. Përplasja dyshohej se kishte si motiv hasmërinë e vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

Arratisja dhe arrestimi i Selami Hasanit

Pas ngjarjes së vitit 2002, Selami Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati. Më 12 gusht 2009, ai u arrestua në Fier nga forcat RENEA, gjatë operacionit të koduar “Parukieri”.

Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi dy pistoleta.

Hasani ishte liruar nga burgu vetëm një javë më parë, pasi kishte vuajtur 17 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt.

Ndërkohë, për atentatin e kësaj të hëne, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një automjet tip “Volvo”, që dyshohet se është përdorur në krim, u gjet i djegur në fshatin Ndërmenas.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar se vrasja lidhet me hasmërinë e vjetër mes familjeve, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e atentatit.

Kush është “Ben Qimja”?

Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja”, konsiderohet një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Fier.

Emri i tij lidhet me një histori të gjatë konfliktesh, që sipas dosjeve dhe dëshmive të publikuara ndër vite, nisën pas vrasjes së babait të tij, Enver Isufaj.

Ky i fundit u vra në një bilardo në zonën e Sheqit në Fier.

Në këtë ngjarje dyshohet se morën pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Selami Hasanit. Vrasja e Enver Isufajt shënoi përshkallëzimin e konfliktit mes dy familjeve.

Vite më vonë, më 25 mars 2002, vrasja e Julian Isufajt, nipit të Ben Qimes, dhe e kambistit Esat Tare, si dhe plagosja e dy personave të tjerë, riktheu përplasjet mes palëve në qendër të Fierit.

Arben Isufaj është përmendur ndër vite në disa hetime dhe çështje gjyqësore për ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij është lidhur gjithashtu me aktivitetin e trafikut të narkotikëve dhe hetime për pasuritë e tij.

Nga Kategoria

Kryesore

‘Ishte duke punuar’, nëndrejtori i Policisë së Fierit tregon si u ekzekutua Sel Çami në oborrin e banesës! I plagosur nipi i tij (VIDEO)

23 Nëntor, 2026
Kryesore

“Iu hakërreve socialistëve në Asamble, i quajte ‘m…ër’”/ E përjashtoi nga forumet e PS, Ndreca i përgjigjet Ramës, paralajmëron: Nga sot nuk do hesht më!

23 Nëntor, 2026
Kryesore

Veliaj e shkarkoi nga drejtimi i Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri: Largimi im s’ka lidhje me auditin e KLSH

23 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrasja e “Sel Çamit”, bastiset banesa e ‘Ben Qimes’ në Fier!

23 Nëntor, 2026

‘Ishte duke punuar’, nëndrejtori i Policisë së Fierit tregon si u ekzekutua Sel Çami në oborrin e banesës! I plagosur nipi i tij (VIDEO)

23 Nëntor, 2026

“Iu hakërreve socialistëve në Asamble, i quajte ‘m…ër’”/ E përjashtoi nga forumet e PS, Ndreca i përgjigjet Ramës, paralajmëron: Nga sot nuk do hesht më!

23 Nëntor, 2026

Veliaj e shkarkoi nga drejtimi i Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri: Largimi im s’ka lidhje me auditin e KLSH

23 Nëntor, 2026

Ekzekutimi i Selami Hasanit në oborrin e shtëpisë, autorët ende në arrati, gjenden makina të djegura

23 Nëntor, 2026

FOTO/ Ky është viktima në Fier, nga ngjarja mbeti edhe një i plagosur

23 Nëntor, 2026

Vritet në Fier Selami Hasani, kishte vrarë 23 vite më parë nipin e “Ben Qimes”

23 Nëntor, 2026

Dy të mitur vjedhin autobusin në Itali, dyshohet se u frymëzuan nga videoloja GTA 6

23 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.