• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Arben Derhemi i del në mbrojtje aktorit Robert Ndrenika: Pse jemi kaq gjakatarë që gjykojmë një artist të madh në mënyrë mesjetare

19 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori i kinematografisë shqiptare, Arben Derhemi ka reaguar në lidhje me komentet negative që i janë bërë Robert Ndrenikës, i cili i ka dal në mbrojtje për arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, duke shprehur se si shqiptarët mund të kryqëzojnë një artist kaq të madh, pasi sipas tij ai ka dhënë vetëm gëzime dhe art.

Gjithashtu, Derhemi thekson se Robert Ndrenika nuk ka asnjë interes monetar për t’i dal në krah kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa shpreh se ai ka folur sipas mendimit të vetë.

Lexo edhe:

Tragjedia në lumin Nil: Varka e pasagjerëve përmbytet, 21 të vdekur.

Mes dhimbjes dhe lotëve për anëtarët e familjes Kola, banorët: Po dridhemi, s’durojmë dot më

Ndër të tjera, aktori thotë se Ndrenika, ka qenë dhe do të mbetet një ikonë unikale dhe e papërsëritshme, e artit shqiptar.

Reagimi i plotë:

Të mereshe me art, kulturë, shkencë apo dije, ishte sakrilegj në mesjetën e largët dhe në Kinën e Revolucionit Kulturor.

Të jesh artist, këgëtar, shkrimtar, në Republikën e Portaleve Shqiptare është pothuajse e njëjta gjë. Nuk vlen të kesh gëzuar një popull të tërë, duke dhënë edhe pjesë të rëndësishme të shpirtit tënd të brishtë prej artisti. Të kesh dhënë pjesë të vlefshme të jetës tënde për të lumturuar një komb me shumë halle, e varfëri. Nuk vlenka të kesh mbajtur gjallë shpresën duke qenë pjesë e historisë së tij. E memories e cila për fat të keq, tretet dhe humbet kur futet në mes tifozlleku i shëmtuar politik dhe genetik, i mosmirënjohjes dhe i shumëzimit me zero i gjithshkaje, per motive politike.

Si mundemi ne shqiptarët, të jemi kaq gjakatarë të skajshëm, që gjejmë forcën të kryqëzojmë në mënyrë mesjetare një artist kaq të madh, që ju dha kaq shumë gëzim në jetët tuaja. E pse?! Sepse mendon në mënyrën e tij. Aq më tepër, që tashmë, s’ka asnjë interes monetar dhe as nevojë politike për të mbeshtetur dikë…

Hale me portale! Mjeranë me patentë gazetari! Gjobaxhinj pa dinjitet! Njerëz të vegjël shpirtngushtë dhe meskinë, që helmoni çdo ditë duke gatuar ushqim qensh, për të gjithe hienat pa shtyllë kurrizore që masturbohen duke lëçitur mënxyrat që nxirrni nga shpirti. Që i madhi Zot, përveç shëmtisë fizike, si për ironi, ju veshi edhe atë shpirtërore.

Mjaft linçuat emra artistësh, këngëtarësh, shkrimtarësh, studiuesish, të cilët ju kanë ushqyer me art dhe kulturë gjatë gjithë jetës. Dhe s’kanë konsumuar asgjë të paligjshme apo të pisët, që të përmenden në portalet tuaja të neverishme dhe perverse, përveçse janë robtuar për t’ju afruar pak art, e për t’ju zbutur sado pak shpirtin tuaj të pashpresë dhe të helmuar tashmë.

Pavarësisht opinioneve të tij personale, bindjeve apo mendimeve që ka, Robert Ndrenika, ka qenë dhe do të mbetet një ikonë unikale dhe e papërsëritshme, e artit shqiptar. Një vlerë e këtij kombi, me kontribut të jashtëzakonshën si pak të tjerë. Ndërsa për mjeranët ditëzinj, që dijnë vetëm të jargaviten me pëshrymën e ligësisë dhe vjellin kundër tij, kam vetëm neveri dhe mëshirë. Ju ruajtë i madhi Zot!

Nga Kategoria

Tragjedia në lumin Nil: Varka e pasagjerëve përmbytet, 21 të vdekur.
Aktualitet

Tragjedia në lumin Nil: Varka e pasagjerëve përmbytet, 21 të vdekur.

12 Shkurt, 2026
Kryesore

Mes dhimbjes dhe lotëve për anëtarët e familjes Kola, banorët: Po dridhemi, s’durojmë dot më

12 Shkurt, 2026
Akuza të reja për dy raste përdhunimi ndaj ish-mesfushorit të Arsenalit, gjykatat britanike fillojnë hetimet.
Aktualitet

Akuza të reja për dy raste përdhunimi ndaj ish-mesfushorit të Arsenalit, gjykatat britanike fillojnë hetimet.

12 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tension në Kuçovë: Pas pushimit nga puna, një grua ngjitet në një kullë të naftës dhe kërcënon me vetëvrasje.

Dështimi i Superligës, Ceferin i kënaqur: Vetëm futbolli doli me fitim, të tjerët humbën.

Dështimi i Superligës, Ceferin i kënaqur: Vetëm futbolli doli me fitim, të tjerët humbën.

12 Shkurt, 2026

FOTO/ Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste bankën, sipërmarrës në fushën e ndërtimeve, dyshohet se ka borxhe të pashlyera

12 Shkurt, 2026

“Nuredini kishte bërë një listë me emra…”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Kush ishte në radhë për t’u ekzekutuar! Mijëra euro për kokën e babë e bir

12 Shkurt, 2026
Angela Merkel mund të rikthehet, sipas Bild: Mund të garojë për presidente federale në 2027.

Angela Merkel mund të rikthehet, sipas Bild: Mund të garojë për presidente federale në 2027.

12 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In