Semaforët e shkatërruar gjatë ditëve të dhunshme të protestave, në javën e dytë të tetorit, tashmë janë zëvendësuar me të rinj dhe shumica janë funksionalë në Tiranë.
Bashkia e Tiranës publikoi pamje nga ekipet e punës në terren, ku njoftoi se disa semaforë u ngjitën, disa u zëvendësuan, e të tjerë janë të rinj.
Shkatërrimi i semaforëve ishte një nga pasojat e protestave të dhunshme në kryeqytet. Sinjalistika rrugore mbeti e dëmtuar me semaforë jashtë funksionit prej gati një muaji.
Zëvendësimi i semaformëve vjen dy javë përpara se në Tiranë të mbahet një tjetër protestë masive e njoftuar, në datat 28 dhe 29 nëntor, festat kombëtare, ku pritet të ketë dhe pjesëmarrje të diasporës.











