Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës në kategorinë e femrave, në garën e plotë prej 42 kilometrash.
Gega e përfundoi maratonën me kohën 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda, duke u renditur e para në garën për femra.
Një tjetër sukses për atleten shqiptare, e cila konfirmon edhe një herë nivelin e saj në garat e atletikës.




