Tensione janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.
Situata është shoqëruar me zjarr dhe tym në zonën ku po zhvillohet protesta, ndërsa efektivët e policisë të pranishëm në terren nuk kanë ndërhyrë në ato momente.
Një moment që ka tërhequr vëmendjen është edhe ai i një qytetari, i cili shihet duke ngrohur duart pranë koshit të mbushur me flakë, përpara efektivëve të policisë.











