Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga arresti shtëpiak të Klevi Metajt, 24 vjeçarit të sapodipomuar i cili në protestën e thirrur nga studentët më 13 tetor u përplas me 6 efektivë policie.
Pasi u arrestua, Metaj doli para gjykatës e cila caktoi arrest shtëpiak dhe tanimë pas 1 muaji nga protesta e 13 tetorit, i riu do të jetë sërish i lirë dhe do të mund të lëvizë nga banesa e tij në Gjirokastër.











