Natasha Kumaraku, e njohur në rrjetet sociale si Tasha, ka humbur ndjenjat mesditën e kësaj të marte në Sarandë, teksa shoqërohej nga punonjës të Policisë së Shtetit. Në banesën e saj pritej të ndërpritej energjia elektrike nga OSHEE, ndërsa gjatë këtij momenti 67-vjeçarja ka shfaqur probleme shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë që Natasha Kumaraku përballet me Policinë dhe organet e drejtësisë. Në vitin 2024, ajo u arrestua në Sarandë, së bashku me djalin e saj, Armando Kumaraku, 44 vjeç, nën dyshimin për shfrytëzimin e një të mituri në rrjetin social TikTok.
Sipas policisë, nënë e bir publikonin video në TikTok, ku shfaqej nipi i mitur, vetëm 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale. Dyshohej se i mituri shfrytëzohej për të përfituar nga aktiviteti në këtë platformë sociale.
Ishte nëna e fëmijës ajo që denoncoi rastin në polici, e shqetësuar për përmbajtjen e videove dhe përdorimin e të miturit për përfitime në rrjetet sociale. Pas denoncimit, policia ndërhyri duke arrestuar 67-vjeçaren dhe djalin e saj.











