Ndotje fekale në depozitën e ujit të një kopshti në Vlorë. Analizat e kryera në kopshtin publik nr. 10 kanë evidentuar probleme me cilësinë e ujit të pijshëm, ndërsa në Spitalin Rajonal vijojnë të paraqiten pacientë me simptoma diarreje, si fëmijë ashtu edhe të rritur.
Kontrollet paraprake kanë zbuluar praninë e amoniakut dhe mungesën e klorit në ujë, ndërsa analizat e mëtejshme kanë ngritur dyshime për ndotje fekale.
Përballë situatës, autoritetet shëndetësore kanë nisur monitorimin e rrjetit të ujësjellësit, duke kryer analiza çdo dy orë për të ndjekur cilësinë e ujit.











