Një pjesë e protestuesve janë rikthyer sërish në Bulevard, por pa mundur të afrohen para godinës së Kryeministrisë.
Kujtojmë se prej orës 16:00, protesta ishte zhvendosur nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, ku pati tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Për rreth dy orë, protestuesit goditën me gurë, molotovë dhe fishekzjarrë uniformat blu, ndërsa nga ana e policisë u përdor uji.
Pas dy orësh përplasjesh, policia avancoi me autobotët e ujit dhe forcat e këmbësorisë, duke bërë të mundur largimin e protestuesve nga bulevardi.
Por, pas 30 minutash, protestuesit u rikthyen sërish në Bulevard, ndërsa aktualisht ndodhen të pozicionuar pranë Urës së Lanës.











