Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej 48 orësh është në spitalin e Burgut të Fierit, ku u transferua të mërkurën e shkuar nga burgu i Durrësit. Ai tha se Veliaj ka pësuar një frakturë në këmbë, ndaj dhe ka kërkuar mjekim.
“Veliaj ndodhet prej 48 orësh në ambientet e spitalit të burgut të Fierit. Ka një ambjent spitalor në burg, qëndron atje për shkak të një frakture që ka në këmbë.
Ka qenë në sektorin 2A, është nxjerrë nga aty dhe po mbahet në spitalin e burgut të Fierit.
Sot kishte gjykimin dhe nuk u paraqit. Refuzon të jetë në kafaz, kërkon të jetë pranë avokatit, por kjo nuk është miratuar nga gjykata.
Sot paraqiti letër në gjykatë.
Nëse dje menduam mos pati lajthitje, por sot ka thënë jam transferuar me urdhër personal të kryeministrit Rama. Ia ka thënë gjykatës sot.
Që ne të vërtetojmë se çfarë ka ndodhur duhet hetim i kryer nga prokuroria.
A mos po bëhet i persekutuar Veliaj?
Veliaj, edhe kur ishte në Durrës nuk kishte të njëjtin akses si të tjerët”- tha Hoxha.











