Hansi Flick ka sqaruar rolin e Pablo Gavit te Barcelona, duke përjashtuar mundësinë që mesfushori spanjoll të përdoret si mbrojtës i djathtë.
Ditët e fundit ishte diskutuar mundësia që, falë versatilitetit të tij, Gavi të provohej edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Megjithatë, Flick e bëri të qartë se nuk e sheh 22-vjeçarin në atë pozicion.
Trajneri i Barcelonës ka biseduar edhe personalisht me Gavin për rolin e tij në skuadër, me synimin që mesfushori të ketë besim dhe qartësi për atë që kërkohet prej tij.
Flick theksoi se Gavi mbetet gjithmonë një alternativë e rëndësishme për skuadrën, por karakteristikat e tij përshtaten më mirë në mesfushë sesa në krahun e mbrojtjes.
Spanjolli vazhdon të konsiderohet një pjesë e rëndësishme e projektit të Barcelonës, ndërsa kontrata e tij me klubin katalanas është e vlefshme deri në vitin 2030.











