Protestuesit i kanë refuzuar në vazhdimësi ftesat e kryeministrit Edi Rama për tu ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
Megjithatë, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të shtunë, kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama krah videos së postuar.










