Pas ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale në Itali, Erjon Vishkulli ka ndarë në rrjetet sociale një postim emocionues për vëllain e tij.
Në një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqen dy të rinj krah njëri-tjetrit, shkruan: “Pika e dobët e një vëllai është vëllai”, ndërsa më poshtë është mesazhi prekës: “Ju duam me shpirt. Familja po ju pret”.
Ky postim është bërë pas operacionit të sotëm që zgjati plot shtatë orë në Itali, gjatë të cilit mjekët arritën të ruanin strukturën e syrit të 28-vjeçarit, pavarësisht rrezikut për komplikacione të rënda neurologjike.
Ndërhyrja përfundoi me sukses, por ende mbetet të vlerësohet nëse ai do të arrijë të rikuperojë plotësisht shikimin.
Pak më parë raportuar se qeveria akordoi me VKM 5 milionë lekë për mjekimin e Erjonit, i cili disa ditë më parë u qëllua me plumb gome drejt e në sy, nga efektivë të armatosur të Policisë, teksa ishte në shesh duke protestuar paqësisht.












