• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra

Javë fati apo goditje e papritur? Astrologia: Ja çfarë i pret në fund të tetorit 12 shenjat e zodiakut

26 Tetor, 2026
tek Ekstra, Showbiz, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

“Përtej protestave” nga Arben Ramkaj

Zyrtarisht me orën dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta pas

Java e fundit e tetorit sjell pikëpyetje, pritshmëri dhe dëshirën për të ditur se çfarë kanë rezervuar yjet për secilin prej nesh. Nga Dashi te Peshqit, zbulojmë panoramën astrologjike për të 12 shenjat e zodiakut, duke u ndalur te dashuria, puna, financat dhe zhvillimet më të rëndësishme të javës. Çfarë duhet të keni parasysh, ku ju buzëqesh fati dhe cilat mundësi nuk duhet t’i lini t’ju ikin? Astrologia Denisa Shyle sjell në “Rreze Dielli” në Report TV parashikimin për javën e fundit të tetorit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Kjo javë karakterizohet nga ndikimi i Hënës dhe Venusit, të cilët sjellin kulmime dhe ndikime në disa aspekte të jetës, veçanërisht në financa, marrëdhënie dhe shëndet. Vlerat materiale dhe morale vihen në fokus, ndërsa mund të dalin në skenë edhe aktorë të fshehur dhe ndërhyrje nga jashtë. Në Shqipëri, këto ndikime do të ndihen më tepër. Kujdes i veçantë duhet treguar edhe në përdorimin e teknologjisë, si dhe në aspektin shëndetësor, veçanërisht për sa u përket infeksioneve”, thekson Shyle.

Dashi

Kjo javë fillon me ndikime te të ardhurat materiale. Do të kuptoni se ku keni investuar gabim, por do të arrini të krijoni kontroll. Kujdes me marrëdhëniet familjare, pasi mund ta teproni me fjalët. Kryefjala e kësaj jave për ju është balanca. Kujdes të mos veproni në mënyrë impulsive.

Demi

Keni pasiguri të madhe në çdo lloj marrëdhënieje dhe probleme në karrierë. Zgjidhje ka, ndaj kërkoni ndihmë nga kolegët. Një lajm i mirë për ju: marrëdhëniet sentimentale marrin një drejtim pozitiv. Nuk ju këshilloj të filloni diçka të re në këto momente.

Binjakët

Jeni futur në retrogradën e Mërkurit, e cila ndikon te shëndeti dhe marrëdhëniet me të tjerët. Përqendrohuni te gjërat që ju dëmtojnë, në mënyrë që t’i lini pas. Bashkëpunimet ju bëjnë mirë dhe çelësi është komunikimi.

Gaforrja

Energjia juaj vjen duke u ulur, gjë që do t’ju bëjë më realistë. Keni ndikime në marrëdhëniet personale, të cilave mund t’u jepni një trajtë që t’ju bëjë të ndiheni mirë. Rregulloni çdo gjë që nuk funksionon, duke u shprehur hapur. Keni mundësi të zhvilloheni në karrierë.

Luani

Jeni ndër shenjat më të ndikuara. Keni pak pasiguri, por ndikimet më të mëdha janë në karrierën tuaj. Menaxhojeni situatën, pasi keni ndikime pozitive në aspektin sentimental.

Virgjëresha

Ngadalësohuni pak. Do t’ju vijnë shumë propozime, ndaj merrini gjërat shtruar, në mënyrë që t’i bëni të gjitha. Keni edhe një ndihmë të madhe nga shoqëria. Gjithashtu, keni përparësi në aspektin shëndetësor; do të ndiheni mirë dhe të qetë.

Peshorja

Venusi u kthye në shenjën tuaj, duke ju përzier disi. Do të keni reagime në çift, por edhe në punë. Mund të bëheni hakmarrës, ndaj duhet të përmbaheni. Pas së mërkurës, do ta keni më të thjeshtë ta menaxhoni situatën. Në karrierë do të keni mundësi të keni sukses.

Akrepi

Ndiheni të sfiduar në familje dhe në karrierë. Situatat mund të marrin edhe një trajtë jo të përshtatshme për ju. Keni ndikime edhe në shëndet, ndaj hiqni nga jeta juaj rutinat e pashëndetshme.

Shigjetari

Hëna e plotë nxjerr në sipërfaqe probleme me shëndetin. Rregulloni gjumin dhe rutinën, në mënyrë që ta menaxhoni situatën. Për sa u përket të ardhurave, do të keni disa bashkëpunime, por përqendrohuni te ato që funksionojnë.

Bricjapi

Keni ndikime në marrëdhëniet sentimentale. Në karrierë duhet të hidhni hapa të sigurt, por tregoni kujdes me shëndetin. Infeksionet në mushkëri mund të jenë një problematikë.

Ujori

Ndikimet i keni te familja, por edhe te karriera. Keni tendencë të dilni kundër, ndaj kontrollojeni veten më mirë për të mos i prishur punë vetes. Ndikime pozitive keni në marrëdhëniet në çift, ku do të merrni motivim të madh.

Peshqit

Keni ndikime pozitive në përgjithësi. Do të ndryshoni mënyrën se si e bëni punën dhe do të përqendroheni te projektet e reja. Vrojtoni situatën dhe mos nisni ende diçka të re.

Tags: horoskop

Nga Kategoria

Screenshot
Analizë

“Përtej protestave” nga Arben Ramkaj

25 Tetor, 2026
Ekstra

Zyrtarisht me orën dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta pas

25 Tetor, 2026
Kryesore

Pas lajmeve se do të bëhen prindër, Elvana Gjata dhe biznesmeni nuk fshihen më, shfaqen publikisht së bashku (FOTO)

24 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Javë fati apo goditje e papritur? Astrologia: Ja çfarë i pret në fund të tetorit 12 shenjat e zodiakut

26 Tetor, 2026

Dhuna ndaj studentëve protestues, Berisha paralajmëron policët: Do t’ua publikojmë fotot një për një!

26 Tetor, 2026

Efekti Rodri te Mbappé? Shanset e francezit për Topin e Artë rriten me mbi 400%

26 Tetor, 2026

Nga El Clásico direkt në Londër, Yamal fluturon për ceremoninë e Topit të Artë

26 Tetor, 2026

Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi, Veliaj uron studentët nga qelia: Rrëzuat makiavelistin e Beogradit! Mesazh edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

“Kemi një vajzë, më kërcënon mua dhe të dashurin tim”, ish-bashkëshorti qëlloi me armë para banesës, flet 22-vjeçarja nga Roskoveci

26 Tetor, 2026

I njohur si zëri i Bugs Bunny dhe Daffy Duck, ndërron jetë në moshën 46-vjeçare aktori Eric Bauza

26 Tetor, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus ndryshimet ligjore për protestat dhe dëmshpërblimi i bizneseve

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.