Protestuesit kanë djegur karriget e vendosura nga Edi Rama përpara godinës së Kryeministrisë, si simbol i ftesës së tij për dialog me përfaqësuesit e protestës.
Karriget ishin vendosur mëngjesin e sotëm përpara godinës së qeverisë, pasi Rama përsëriti thirrjen për t’u ulur në bisedime me studentët, një kërkesë që e ka bërë prej disa ditësh.
Megjithatë, pas dhunës së policisë të ushtruar prej ditësh, protestuesit edhe pasditen e sotme kanë djegur karriget para kryeministrisë.
Protestuesit ishin nisur nga Ministria e Arsimit, ku ishin grumbulluar fillimisht, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë.











