Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka konfirmuar 50 raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë periudhës 13–24 tetor 2026, në kuadër të protestave të zhvilluara në Tiranë.
Sipas të dhënave të publikuara nga AGSH, 40 nga incidentet e dokumentuara lidhen drejtpërdrejt me Policinë e Shtetit, duke përbërë 80% të rasteve të raportuara.
Raporti evidenton gjithashtu pesë raste kur gazetarë dhe punonjës të medias janë goditur me plumba gome nga efektivët e Policisë së Shtetit, teksa ushtronin detyrën e tyre.
AGSH ka bërë të ditur se raporti i plotë përmban të gjitha incidentet e dokumentuara gjatë kësaj periudhe, duke pasqyruar rastet e sulmeve ndaj përfaqësuesve të medias gjatë protestave në kryeqytet.











